Çfarë ka ndodhur: Të pakënaqur me miratimin e Ligjit për përdorimin e gjuhëve, një grup qytetarësh
protestuan para shtëpisë së deputetit Llokvenec.
Data, koha dhe vendi i incidentit: 18 mars, në mbrëmje, para shtëpisë së deputetit Llokvenec, Prilep.
Burimi i informacioneve: Media elektronike: javno.mk.
Viktimat e involvuara: Deputeti Llokvenec.
Lloji i krimeve: Rrezikim i sigurisë (Neni 144, KP), Dhunë (Neni 386, KP).
Kryerësit: Nuk ka mjaft dhëna.
Përshkrim i shkurtër i incidentit me indikatorë të njëanshëm: Në këtë incident, motivi i njëanshëm
është përkatësia politike apo bindja politike, kurse indikatorë të njëanshmërisë janë:
1. Model i incidenteve të mëparshme – ky incident është pjesë e një serie incidentesh kundër anëtarëve
ose mbështetësve të partive politike apo zyrtarëve të mëparshëm dhe aktualë.
Statusi i rastit: I panjohur.
Përgjigja nga pushtetet lokale: Në përgjigjen e marrë nga MPB-ja pas Kërkesës për informacione me
karakter publik që KMH-ja ia ka dërguar në lidhje me këtë incident, thuhet se incidenti nuk është evidentuar.
Ndikimi mbi viktimat dhe bashkësinë: Ky incident e vë në pikëpyetje stabilitetin politik e përgjithshëm
në shtet.