Çfarë ka ndodhur: Më 11.03.2018, rreth orës 22:10 në Shkup, në sheshin „Skënderbeu“, pasi policët
e ekzekutuan identifikimin e A.I. (26) nga Shkupi, ai u kthye me një grup më të madh njerëzish, duke i
kërcënuar me vdekje zyrtarët të policisë, pas së cilës njerëzit u arratisen. MPB ndërmerr masa për sqarimin
e plotë të rastit.
Data, koha dhe vendi i incidentit: 11 mars 2018, rreth orës 22.10, në sheshin Skënderbeu, Shkup
Burimi i informacioneve: Buletini ditor i MPB-së.
Viktimat e involvuara: Zyrtarët të policisë.
Lloji i krimeve: Rrezikim i sigurisë (Neni 144, KP), Sulm ndaj personi zyrtar gjatë kryerjes së punës së
sigurisë (Neni 383, KP).
Kryerësit: Një kryerës të identifikuar.
Përshkrim i shkurtër i incidentit me indikatorë të njëanshëm: Në këtë incident motivi i njëanshëm
është përkatësia etnike, kurse indikatorë të njëanhmërisë janë:
1. Model i incidenteve të mëparshme – viktima dhe sulmuesit janë me prejardhja etnike të ndryshme
(maqedonase dhe shqiptare);
2. Lokacioni – Incidenti ndodhi në lokacion, ku më parë kishte sulme të ngjashme dhe ku njerëzit e
komuniteteve të ndryshme etnike jetojnë dhe lëvizin.
Statusi i rastit: I panjohur.
Përgjigja nga pushtetet lokale: Në përgjigjen e marrë nga MPB-ja, thuhet se një kryerës është identifikuar
dhe se do të dorëzohet një parashtrim i përshtatshëm për PP.
Ndikimi mbi viktimat dhe bashkësinë: Incidente të tilla e vënë në pikëpyetje gjendjen e tërësishme të
sigurisë në shtet, bashkëjetesën midis grupeve të ndryshme etnike në shoqëri.