Çfarë ka ndodhur: Më 16 tetor 2018 në orën 22.30 në Sektorin për Punë të Brendshme Shkup, F.A.L. (19)
nga Shkupi raportoi se në të njëjtën ditë rreth orës 22.00 në rrugën „Crnogorska“ u sulmua fizikisht nga tre
persona të panjohur. Po merren masa për të sqaruar rastin.
Data, koha dhe vendi i incidentit: 16 tetor 2018, rreth orës 23:00, në rrugën „Crnogorska“, Shkup.
Burimi i informacioneve: Buletini ditor i MPB-së.
Viktimat e involvuara: Një viktim 19 vjeçar.
Lloji i krimeve: Dhunë (Neni 386, KP), Lëndim trupor (Neni 130, KP).
Kryerësit: Tri kryerësit të panjohur.
Përshkrim i shkurtër i incidentit me indikatorë të njëanshëm: Në këtë incident motivi i njëanshëm
është prejardhje etnike, kurse indikatorë të njëanhmërisë janë:
1. Dallimi në prejardhjen etnike – viktima dhe sulmuesit janë me prejardhja etnike të ndryshme;
2. Model i incidenteve të mëparshme – sulme mbi të rrinjve në këtë pjesë të qytetit janë regjistruar edhe
më parë.
Statusi i rastit: I panjohur.
Përgjigja nga pushtetet lokale: Me kërkesën e paraqitur në Ministrinë e Punëve të Brendshme në lidhje
me këtë incident, nëse ka tregues për të konfirmuar një vepër të urrejtës, kemi marrë përgjigje identike me
buletinin e përditshëm të Ministrisë, domethënë se janë ndërmarrë masa për të sqaruar plotësisht rastin.
Ndikimi mbi viktimat dhe bashkësinë: Incidente të llojeve të tilla e vënë në pikëpyetje gjendjen e
përgjithshme të sigurisë në shtet dhe bashkëjetesën midis grupeve të ndryshme etnike në shoqëri.