Çfarë ka ndodhur: Më 25 maj 2018, rreth orës 23.10, në autobusin nr. 65, disa persona të panjohur
e sulmuan fizikisht një djalë 16 vjeçar. Kryerësit hipën në autobus në fshatin Stajkovci dhe menjëherë e
sulmuan djalin. Janë marrë masa për gjetjen e kryerësve dhe për ta sqaruar plotësisht rastin.
Data, koha dhe vendi i incidentit: 25 maj 2018, rreth 23:10, autobusi nr. 65, në fsh. Stajkovci, Shkup.
Burimi i informacioneve: Buletini ditor i MPB-së.
Viktimat e involvuara: Një person i mitur.
Lloji i krimeve: Dhunë (Neni 386, KP), Lëndim trupor (Neni 130, KP).
Kryerësit: Disa kryeresit të panjohur.
Përshkrim i shkurtër i incidentit me indikatorë të njëanshëm: Në këtë incident motivi i njëanshëm
është përkatësia etnike, kurse indikatorë të njëanhmërisë janë:
1. Dallimi në prejardhjen etnike – viktima është i mitur dhe sulmuesit janë me prejardhja etnike të
ndryshme;
2. Model i incidenteve të mëparshme – sulme ndaj të mitur të vetëm në autobus;
Statusi i rastit: I panjohur.
Përgjigja nga pushtetet lokale: Në përgjigjen e MPB-së në lidhje me këtë incident, lajmërohet se ky
incident është regjistruar si shkelje e rendit dhe paqes së përgjithshme, po merren masa për ta sqaruar
plotësisht rastin dhe për t’i zbuluar kryerësit.
Ndikimi mbi viktimat dhe bashkësinë: Incidente të llojeve të tilla e vënë në pikëpyetje gjendjen e
përgjithshme të sigurisë në shtet dhe bashkëjetesën midis grupeve të ndryshme etnike në shoqëri; sidomos
siguria e njerëzve në mjedise që duhet të jenë të parrezikshme dhe të sigurta për ata (shkollat, transporti
publik, vendbanimet në të cilat jetojnë dhe lëvizin, hapësirat publike, ndalesat e autobusëve).