Çfarë ka ndodhur: Një punonjës i shkollës së mesme Arseni Jovkov në Shkup raportoi se jashtë oborrit
të shkollës një nxënës 16 vjeçar nga fsh. Studeniçanë u sulmuan nga një i mitur tjetër, dhe më vonë në
përleshjën u bashkuan disa të mitur dhe nxënësë të tjerë në shkollë. I mituri i sulmuar pësoi lëndime trupore
dhe rasti u raportua në polici.
Data, koha dhe vendi i incidentit: 9 mars 2018, rreth orës 16.00, përballë oborrit të shkollës Arseni
Jovkov në Çair, Shkup
Burimi i informacioneve: Media elektronike: Kanal 5 televizija.
Viktimat e involvuara: Një i mitur (16).
Lloji i krimeve: Lëndim trupor (neni 130, KP), Dhunë (neni 386, KP ), Pjesëmarrja në përleshje (neni 132,
KP).
Kryerësit: Grupi i kryerësit prej të cilët një është identifikuar.
Përshkrim i shkurtër i incidentit me indikatorë të njëanshëm: Në këtë incident motivi i njëanshëm
është përkatësia etnike, kurse indikatorë të njëanhmërisë janë:
1. Dallimi në prejardhjen etnike – i mituri të sulmuar dhe të miturat që e sulmuan kishin përkatësi etnike
të ndryshme (maqedonase dhe shqiptare);
2. Model i incidenteve të mëparshme – përplasja dhe konflikti mes nxënësve me prejardhje të ndryshme
etnike sidomos në kryeqytet ndodh shumë shpesh. Përplasje të tilla ndodhin shpesh midis fëmijëve të
origjinës etnike maqedonase dhe shqiptare, ndërkohë që komunitetet e tjera rrallë ose nuk përfshihen
kurrë në incidente të tilla;
3. Lokacioni – Incidenti ndodhi në shkollën e mesme, në lagjen ku jetojnë komunitete etnike të ndryshme
dhe ku mesojnë nxenësit e komuniteteve të ndryshme etnike.
Statusi i rastit: I panjohur.
Përgjigja nga pushtetet lokale: Në përgjigjen e MPB-së në lidhje me këtë incident, lajmërohet se
merren masa për ta sqaruar rastin. Në përgjigjen e marrë nga MPB-ja, thuhet se një nga meshkujt e mitur
është identifikuar si kryerës, dhe se masa dhe aktivitete shtesë janë ndërmarrë për të zbuluar identitetin e
personave të tjerë të përfshirë në Incidentin. Gjithashtu thuhet se pas dokumentimit të plotë të rastit do
të dorëzohet një parashtrim i përshtatshëm për PP-së (shenim: në raste të tilla zbatohet Ligji për drejtësinë
për fëmijët dhe procedura për fëmijët në rrezik dhe fëmijët e përfshirë në vepra penale dallon nga ajo e
vendosur nga KPP).
Ndikimi mbi viktimat dhe bashkësinë: Incidente të llojeve të tilla e vënë në pikëpyetje gjendjen e
përgjithshme të sigurisë në shtet dhe bashkëjetesën midis grupeve të ndryshme etnike në shoqëri; sidomos
siguria e fëmijëve dhe rinisë në mjediset që duhet të jenë të parrezikshme dhe të sigurta për ata (shkollat,
transporti publik, vendbanimet në të cilat jetojnë dhe lëvizin).