Çka ka ndodhur: Ka ndodhur një përleshje në mes dy grupeve të nxënësve nga dy shkolla të mesme të
ndryshme në bulevardin që i ndan këto dy shkolla. Nxënësit nga shkolla e mesme Vlado Tasevski u sulmuan
nga një grup i nxënësve nga shkolla e mesme Marija Kiri Sklodovska.
Data, koha dhe lokacioni i incidentit: 6 mars, ora 13:30, bulevardi Treta Makedonska Brigada në Shkup.
Burimi i informacionit: Mediumi lokal 24Vesti.
Viktima(t) e përfshirë: Dy djem të mitur nga shkolla e mesme me përkatësi etnike të panjohur.
Lloji i krimit(ve):Lëndim truporë, neni.130 KPRM, pjesëmarrje në përleshje, neni.132 KPRM, dhunë, neni. 386
KPRM.
Kryerësi(t): Katërmbëdhjetë djem të mitur nga shkolla e mesme, me përkatësi etnike të panjohur.
Përshkrimi i shkurtër i incidentit me treguesit e anshmërisë: Në këtë incident, motivi i anshmërisë është
përkatësia etnike, kombëtare ose gjuhësore, ndërsa treguesit e anshmërisë janë:
1. Dallimi i supozuar etnik në mes kryersit të veprës dhe viktimës – Për shkak të përbërjes së përzier etnike të shkollës
që ndjekin nxënësit, përkatësia etnike e viktimave mund të dallojë nga ajo e njërit prej autorëve të krimit.
2. Natyra e dhunës – Incidenti ka ndodhur publikisht.
3. Mungesa e motiveve tjera.
Statusi i rastit: Është ngritur padi penale.
Reagimi i autoriteteve lokale: Ministria e Punëve të Brendshme në përgjigjen e Kërkesës për informacion të
karakterit public të dërguar nga ana e Komitetit, deklaroi se kanë ngritur padi penale ndaj katër kryersve për
vepër penale të dhunës sipas nenit.386 KPRM. Mirëpo, nuk është përgjigjur në lidhje me motivin e mundshëm
të veprës penale.
Ndikimi në viktim(-at) dhe komunitet: Ky lloj i incidenteve sjell në pikëpyetje gjendjen e përgjithshme
politike në vend dhe bashkëjetesën mes maqedonasve, në njërën anë, dhe shqiptarët në anën tjetër, si dy
bashkësi më të mëdha etnike në vend, po ashtu ndikon edhe në ndërtimin e tolerances multietnike në mes
njerëzve të rinjë.