Çka ka ndodhur: Dy djem, njëri tetëmbëdhjetë dhe tjetri nëntëmbëdhjetë vjeçar janë përleshur në korridorin
e shkollës, me çrast kanë pësuar lëndime të dukshme.
Data, koha dhe lokacioni i incidentit: 18 mars, Shkolla e mesme Zef Lush Marku në Shkup.
Burimi i informacionit: Mediumi elektronik mkd.mk.
Viktima(t) e përfshirë: Një ose dy djem të shkollës së mesme me përkatësi etnike të panjohur.
Lloji i krimit(ve): Lëndim truporë, neni. 130 KPRM, dhunë, neni. 386 KPRM, pjesëmarrje në përleshje, neni.
132 KPRM.
Kryerësi(t): Një ose dy djem të shkollës së mesme me përkatësi etnike të panjohur.
Përshkrimi i shkurtër i incidentit me treguesit e anshmërisë: Motivi i anshmërisë në këtë incident është
përkatësia etnike, shtetësia ose gjuha, dhe treguesit e anshmërisë në këtë incident janë:
1. Dallimi i supozuar etnik në mes kryersit të veprës dhe viktimës – Për shkak të përbërjes së përzier etnike të
shkollës që ndjekin nxënësit, përkatësia etnike e viktimave mund të dallojë nga ajo e njërit prej autorëve të
krimit.
2. Natyra e dhunës – Incidenti ka ndodhur publikisht.
3. Mungesa e motiveve tjera.
Statusi i rastit: Janë ngritur akuzat për kundërvajtje.
Reagimi i autoriteteve lokale: Ministria për Punë të Brendshme në përgjigjen mbi Kërkesën për informacion
me karakter publik të dërguar nga Komiteti, ka deklaruar se kanë ngritur akuza për kundërvajtje kundër
kryerësit për veprën përleshje në bazë të Ligjit për kundërvajtje kundër qetësisë dhe rendit publik. Megjithatë,
nuk ka dhënë asnjë përgjigje për motivin e mundshëm të krimit.
Ndikimi në viktim(-at) dhe komunitet: Ky lloj i incidenteve sjell në pikëpyetje gjendjen e përgjithshme
politike në vend dhe bashkëjetesën mes maqedonasve, në njërën anë dhe shqiptarëve si dy bashkësive më të
mëdha etnike në vend, po ashtu ndikon në ndërtimin e një tolerante shumetnike në të cilën të rinjët mund
të rriten.