Çka ka ndodhur: Në oborrin e shkollës, një nxënës ka sulmuar një nxenes tjetër, me pastaj viktima tentoi të
hakmerret me një gyp metalik. Ai u ndërpre në qëllimin e tij nga ana e sigurimit të shkollës.
Data, koha dhe lokacioni i incidentit: 21 janar,ora 13:30 në oborin e shkollës së mesme Zdravko Cvetkovski
në Shkup.
Burimi i informacionit: Mediumi regjional Sky.
Viktima(t) e përfshirë: Një nxenës i shkollës së mesme.
Lloji i krimit(ve): Lëndim truporë, neni. 130 KPRM
Kryerësi(t): një nxenës i shkollës së mesme.
Përshkrimi i shkurtër i incidentit me treguesit e anshmërisë: në këtë incident, motivi i anshmërisë është
përkatësia etnike, kombëtare apo gjuhësore, ndërsa treguesit e anshmërisë janë:
1. Dallimi i supozuar i përkatësisë etnike në mes të kryersit dhe viktimës – Për shkak të përbërjes së përzier etnike
të nxenësve të kësaj shkolle, përkatësia etnike e kryerësit dhe viktimës mund të jetë e ndryshme.
2. Natyra e dhunës – Incidenti ka ndodhur publikisht, në presence të nxenësve tjerë.
3. Mungesa e motiveve tjera.
Statusi i rastit: I/e panjohur.
Reagimi i autoriteteve lokale: I/e panjohur.
Ndikimi në viktim(-at) dhe komunitet: Ky lloj incidentesh sjell në pikëpytje situatën e përgjithshme politike
në vend si dhe bashkëjetesën në mes maqedonasve në njërën anë, dhe shqiptarëve në anën tjetër, si dhe
sigurinë e përgjithshme të nxenësve në ambientin e shkollës.