Çka ka ndodhur: Shoferi i autobusit raportoi një incident ku dy grupe të nxënësve të shkollave të mesme
filluan të fjalosen verbalisht dhe pastaj edhe të përleshen fizikisht në autobus. Kur ai (shoferi) ka provuar të
intervenojë nxënësit kanë zbritur nga autobusi duke thyer disa nga dritaret e autobusit. Përleshja ka ndaluar
pas intervenimit të policisë.
Data, koha dhe lokacioni i incidentit: 25 prill, ora 13:40, bulevardi Aleksandar Makedonski para Shkollës së
Mesme Boro Petrushevski, Shkup.
Burimi i informacionit: Media elektronike nacionale kurir.mk.
Viktima(t) e përfshirë: Numër i panjohur i viktimave nga të dyja anët.
Lloji i krimit(ve): Pjesëmarrje në përleshje, neni.132 KPRM, lëndim trupor, neni.130, rrezikimi i sigurisë,
neni.144, Shkup, neni.386, dhe dëmtimi i pronës së huaj, neni. 243.
Kryerësi(t): Numër i panjohur i kryerësve nga të dyja anët.
Përshkrimi i shkurtër i incidentit me treguesit e anshmërisë: Motivi i anshmërisë në këtë incident është
përkatësia etnike, shtetësia ose gjuha, dhe si treguesë të anshmërisë në këtë incident janë:
1 .Dallimi i supozuar në baza etnike në mes kryerësit të veprës dhe viktimës – për shkak të përbërjes së
përzier etnike të nxënësve në shkollat e mesme në afërsi të vendit ku ka ndodhur incidenti, përkatësia etnike
e kryerësve mund të dalloj nga ajo e viktimave.
2. Natyra e incidentit – incidenti ishte i kryer publikisht, në një autobus të transportit publik.
3. Mungesa e motiveve tjera – Policia deklaroi nëpërmjet mediave se pjesmarrët kanë thënë se nuk e
njohin njëri tjetrin dhe se nuk kanë asnjë mosmarrveshje të mëparshme.
Statusi i rastit: Janë ngritur kallëzime penale dhe për kundërvajtje.
Reagimi i autoriteteve lokale: Policia deklaroi nëpërmjet mediave se ato kanë plotësuar njëmbëdhjetë
denoncime për prishje të qetësisë dhe rendit publik dhe kallëzim penal për dëmtim të pronës së huaj.
Ndikimi në viktim(-at) dhe komunitet: Ky lloj incidentesh sjell në pikëpyetje gjendjen e përgjithshme politike
në vend dhe bashkëjetesën mes komuniteteve të ndryshme në shoqëri.