April 13, 2014

Përleshje masive ndërmjet komunitetit maqedonas dhe shqiptarë në Radishani në Shkup (i verifikuar)

Incident
Incident për shkak të përkatësisë politike apo besimit politik
incidentet e kryera për shkak të përkatësisë etnike

Çka ka ndodhur: Një grup meshkujsh nga popullata maqedonase, pas votimit për raundin e parë të zgjedhjeve
presidenciale, pasi u mbyllën zgjedhjet, filluan fyerjet, sharjet dhe më pas sulmuan dhe rrahën një familje
shqiptare që jetonte në Radishani. Një nga kryesit ngau dhe automjet drejt në grupin e viktimave.

Data, koha dhe lokacioni i incidentit: 13 prill, ora 21:20-22:00, Radishani, Shkup.
Burimi i informacionit: Media elektronike almakos.com (shqiptare), media nacionale SITEL TV (maqedonase),
e të tjerë.
Viktima(t) e përfshirë: Numër i/e panjohur i pjesëtarëve të familjes shqiptare në shënjestër, prej të cilit
kishte dhe të mitur dhe një grua 74 vjeçare. Katër prej tyre kërkuan ndihmë mjekësore.
Lloji i krimit(ve): Rrezikimi i sigurisë, neni. 144, lëndim i rëndë trupor, neni. 131 KPRM
Kryerësi(t): Grup i panjohur i meshkujve nga popullata maqedonase. Sipas një nga mediat, katër nga kryerësit
gjithashtu kanë kërkuar ndihmë mjekësore.
Përshkrimi i shkurtër i incidentit me treguesit e anshmërisë: Motivi i anshmërisë në këtë incident është
përkatësia etnike, kombëtare ose gjuhësore, dhe si tregues të këtij incidenti janë:
1. Perceptimi i viktimës – Duke marrë parasysh deklaratat e dhëna për media, është e qnenië se
viktimat e kanë perceptuar këte incident me motiv paragjykues.
2. Komentet e bëra në skenë – Kryerësit filluan grindjen me vërejtjet se shqiptarët nuk votojnë në
zgjedhjet.
3. Dallimi mes viktimave dhe kryerësve bazohet në përkatësinë etnike.
4. Natyra e dhunës – Incidenti ka ndodhur publikisht.
5. Mungesa e motiveve tjera.

Statusi i rastit: Ngritje e kallëzimeve penale.
Reagimi i autoriteteve lokale: MPB në përgjigjen e dhënë mbi Kërkesën për qasje në informacion me
karakter publik të dërguar nga Komiteti, ka deklaruar se ka ngritur kallëzim (akuzë) penal vetëm kundër një
kryerësit (shoferi i automjetit) për aktin e bërë rrezikimi të sigurisë (neni. 144 KPRM).
Ndikimi në viktimë(-at) dhe komunitet: Ky lloj i incidenteve të sjell në pikëpyetje gjendjen e përgjithshme
politike në vend dhe bashkëjetesën mes komuniteteve të ndryshme në shoqëri.

Adresë
Radishani, Shkup
Emri i Vendit
Radishani, Shkup

Numri i viktimave
-
Numri i kryerësve
-
Statusi i çështjes
Perpetrators identified
Lloji i incidentit? (përgjigje të shumëfishta janë të mundshme)
Kërcënim serioz Lëndim trupor Sulmi fizik Dhunës
Emri i Vendit
Rrugë
Si reagoi policia? (përgjigje të shumëfishta janë të mundshme)
Ata kapën keqbërësin
A ka pasur incidente / krime të ngjashme në të njëjtin vend?
Po
Përleshje masive ndërmjet komunitetit maqedonas dhe shqiptarë në Radishani në Shkup (i verifikuar) image

Veprat penale

Kundër jetës dhe trupit
Lëndim trupor
Kundër Lirive dhe të Drejtave
Shkelja e barazisë së qytetarëve
Kundër Rendit Publik
Dhunës

Bazë

Кombësi Përkatësia etnike Përkatësia politike