January 27, 2015

Përleshje dhe të shtëna në Aerodrom, djalë 14 vjeçar i plagosur (e paverifikuar)

Incident
Dhuna ndaj të miturve
incidentet e kryera për shkak të përkatësisë etnike

Çfarë ka ndodhur: Dy persona të panjohur kanë sulmuar dy djem gjashtëmbëdhjetë vjeçarë dhe një djalë
katërmbëdhjetë vjeçar në një parking prapa Qendrës Tregtare Kapitol. Viktimat arritën të shpëtojnë,
por ata u ndanë. Autorët ndoqën dhe kapën djaloshin 14 vjeçar, dhe përsëri e sulmuan atë. Pasi që ai
arriti të arratisej për herë të dytë, autorët u kthyen në QT Kapitol dhe qëlluan disa herë me armë zjarri
në drejtim të panjohur. Djali 14 vjeçar u dërgua në spital, ku u diagnostifi kua me lëndime trupore.

Data, koha dhe vendi i incidentit: 27 janar, 2015, Komuna e Aerodromit, Shkup.
Burimi i informacionit: Media elektronike MKD.
Viktima(t) e përfshira: Dy djem 16 vjeçarë dhe një djalë 14 vjeçar nga Shkupi.
Lloji i krimit (s): Dhunë (Neni 386 i kodit penal) Rrezikimi i sigurisë (Neni 144 i kodit penal), dëm trupor
(neni 130 i kodit penal).
Kryerësi: Dy persona të panjohur.
Përshkrim i shkurtër i incidentit me tregues të paragjykimit: Në këtë incident, motivi i paragjykimit
është origjina etnike, shtetësia apo gjuha, dhe treguesit e paragjykimit janë:
1. Dallim i mundshëm në përkatësinë etnike midis autorëve dhe viktimave – incidenti ka ndodhur në një
zonë të populluar kryesisht nga maqedonas. Megjithatë, mediat raportojnë se një djalë 16 vjeçar
është marrë në paraburgim nga policia, në stacionin policor Bit Pazar, e cila ka juridiksion mbi një
zonë të populluar kryesisht nga shqiptarët;
2. Natyra e dhunës – incidenti është kryer në vend publik;
3. Mungesa e motiveve të tjera.

Status i rastit: Incidenti është raportuar tek autoritetet lokale.
Përgjigja e autoriteteve lokale: Duke iu përgjigjur kërkesës për informacion me karakter publik,
Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) është përgjigjur se akuzat penale kundër dy autorëve që janë
ngritur janë vepra e dhunës dhe e rrezikimit të sigurisë.
Ndikimi mbi viktimën dhe bashkësinë: Ky incident vë në pikëpyetje bashkëjetesën etnike midis dy
komuniteteve më të mëdha në vend.

Adresë
Komuna e Aerodromit, Shkup
Emri i Vendit
parking prapa Qendrës Tregtare Kapitol

Numri i viktimave
3
Numri i kryerësve
2
Statusi i çështjes
Perpetrators identified
Lloji i incidentit? (përgjigje të shumëfishta janë të mundshme)
Kërcënim serioz Lëndim trupor Sulmi fizik Dhunës
Emri i Vendit
Vend parkimi
Si reagoi policia? (përgjigje të shumëfishta janë të mundshme)
Ata hetonin incidentin
A ka pasur incidente / krime të ngjashme në të njëjtin vend?
Po
Përleshje dhe të shtëna në Aerodrom, djalë 14 vjeçar i plagosur (e paverifikuar) image

Veprat penale

Kundër jetës dhe trupit
Lëndim trupor
Kundër Rendit Publik
Dhunës

Bazë

Кombësi Përkatësia etnike