December 17, 2018

Nxënës të shpuar në shkollën e mesme „Arseni Jovkov”

Incident
Dhuna ndaj të miturve
incidentet e kryera për shkak të përkatësisë etnike

Çfarë ka ndodhur: Më 17 dhjetor 2018, në orën 11:15, në Sektorin për punët të brendshme në Shkup
ishte raportuar se në shkollën e mesme „Arseni Jovkov” nga E.D. (17), A.B. (16) dhe një person tjetër, duke
përdorur thikë, u sulmua S.R. nga Shkupi dhe pastaj u sulmua fizikisht edhe tri nxënësit të tjerë në moshën
17 dhe 18 vjet, pas së cilës ata u larguan nga vendngjarjes. S.R. u transferua në Spitalin e përgjithshëm të
qytetit „8 shtator” për ofrimin e ndihmës mjekësore. Po merren masa për të sqaruar rastin.

Data, koha dhe vendi i incidentit: 17 dhjetor 2018, në orën 11:15, në shkollën e mesme Arseni Jovkov
në Çair, Shkup
Burimi i informacioneve: Buletini ditor i MPB-së.
Viktimat e involvuara: 4 të mitur (17-18).
Lloji i krimeve: Dhunë (neni 386, KP ).
Kryerësit: Tri kryerësit (dy të mitur 16-17 vjet dhe një 18 vjet).
Përshkrim i shkurtër i incidentit me indikatorë të njëanshëm: Në këtë incident, që ndodhi në shkollën
e mesme në Çair (mjedisi etnike të përzier) motivi i njëanshëm është përkatësia etnike, kurse indikatorë të
njëanhmërisë janë:
1. Dallimi në prejardhjen etnike – i mituri të sulmuar dhe të miturat që e sulmuan kishin përkatësi etnike
të ndryshme (maqedonase dhe shqiptare);
2. Model i incidenteve të mëparshme – përplasja dhe konflikti mes nxënësve me prejardhje të ndryshme
etnike sidomos në kryeqytet ndodh shumë shpesh. Përplasje të tilla ndodhin shpesh midis fëmijëve të
origjinës etnike maqedonase dhe shqiptare, ndërkohë që komunitetet e tjera rrallë ose nuk përfshihen
kurrë në incidente të tilla;
3. Lokacioni – Incidenti ndodhi në shkollën e mesme, në lagjen ku jetojnë komunitete etnike të ndryshme
dhe ku mesojnë nxenësit e komuniteteve të ndryshme etnike.

Statusi i rastit: I panjohur.
Përgjigja nga pushtetet lokale: Deri në mbylljen e këtij raporti nuk kemi ende përgjigje nga MPB në
lidhje me ky incident.
Ndikimi mbi viktimat dhe bashkësinë: Incidente të llojeve të tilla e vënë në pikëpyetje gjendjen e
përgjithshme të sigurisë në shtet dhe bashkëjetesën midis grupeve të ndryshme etnike në shoqëri; sidomos
siguria e fëmijëve dhe rinisë në mjediset që duhet të jenë të parrezikshme dhe të sigurta për ata (shkollat,
transporti publik, vendbanimet në të cilat jetojnë dhe lëvizin).

Adresë
Shkolla e Mesme Ekonomike dhe Juridike Arseni Jovkov, Kosturska, Shkup, Maqedonia Veriore
Emri i Vendit
Shkolla e Mesme Ekonomike dhe Juridike Arseni Jovkov, Kosturska, Shkup, Maqedonia Veriore

Numri i viktimave
4
Numri i kryerësve
3
Statusi i çështjes
No information
Lloji i incidentit? (përgjigje të shumëfishta janë të mundshme)
Kërcënim serioz Lëndim trupor Sulmi fizik Dhunës
Emri i Vendit
Institucion
Si reagoi policia? (përgjigje të shumëfishta janë të mundshme)
Ata hetonin incidentin
A ka pasur incidente / krime të ngjashme në të njëjtin vend?
Po
Nxënës të shpuar në shkollën e mesme „Arseni Jovkov” image

Veprat penale

Kundër jetës dhe trupit
Lëndim trupor Lëndim i rëndë trupor
Kundër Rendit Publik
Dhunës

Bazë

Кombësi Përkatësia etnike