March 20, 2014

Njëzetvjeçari nga Shkupi rrihet në stacionin e autobusit në Çair (i pa verifikuar)

Incident
incidentet e kryera për shkak të përkatësisë etnike

Çka ka ndodhur: Tre djem të moshës shtatëmbëdhjetë vjeçare, pa asnjë arsye kanë sulmuan një djalë të
moshës 20 vjeçare në momentin kur viktima zbarkoi nga autobusi me numër 57 në stacionin e autobusave në
Çair. Pas sulmit, kryerësit ja morrën telefonin cellular viktimës.

Data, koha dhe lokacioni i incidentit: 20 Mars, në stacionin e autobusave në afërsi të Qendrës Tregtare
Çairçanja në Shkup.
Burimi i informacionit: Media elektronike plusinfo.mk.
Viktima(t) e përfshirë: Një djalë njëzet vjeçar me përkatësi etnike të panjohur.
Lloji i krimit(ve): Lëndim truporë, neni. 130 KPRM, dhunë, neni. 386 KPRM, pjesëmarrje në përleshje, neni.132 KPRM, vjedhje, neni.237 KPRM.
Kryerësi(t): Tre djem të mitur me përkatësi etnike të panjohur.
Përshkrimi i shkurtër i incidentit me treguesit e anshmërisë: Motivi anshmërisë në këtë incident është
përkatësia etnike, kombëtare ose gjuhësore, dhe tregues të anshmërisë në këtë incident janë:
1. Dallimi i supozuar etnik në mes kryersit të veprës dhe viktimës – për shkak të diferencës së përbërjes etnike dhe
komunitetit dominues të popullatës në Radishani (destinacioni i fundit i linjës nr.57) dhe në komunën e Çairit,
përkatësi etnike e viktimës dhe kryerësit të veprës mund të dallojnë.
2. Natyra e dhunës – Incidenti ka ndodhur publikisht.
3. Mungesë e motiveve tjera.

Statusi i rastit: Është ngritur padi penale.
Reagimi i autoriteteve lokale: Ministria e Punëve të Brendshme, në përgjigjen e Kërkesës për informacion të
karakterit public të dërguar nga ana e Komitetit, deklaroi se ka ngritur padi penale ndaj dy kryersve të veprës
penale “dhunë”. Mirëpo ministria nuk dha përgjigje në lidhje me motivin e mundshëm të kësaj vepre prenale.
Ndikimi në viktim(-at) dhe komunitet: Ky lloj i incidenteve sjell në pikëpyetje gjendjen e përgjithshme të
sigurisë në vend dhe bashkëjetesën mes maqedonasve, në njërën anë dhe shqiptarëve si dy bashkësive më
të mëdha etnike në vend.

Adresë
Qendra tregtare "Chairchanka" në Shkup
Emri i Vendit
Qendra tregtare "Chairchanka" në Shkup

Numri i viktimave
1
Numri i kryerësve
3
Statusi i çështjes
Perpetrators identified
Lloji i incidentit? (përgjigje të shumëfishta janë të mundshme)
Shkatërrimi i pronës Lëndim trupor Sulmi fizik Dhunës
Emri i Vendit
Rrugë
Si reagoi policia? (përgjigje të shumëfishta janë të mundshme)
Ata hetonin incidentin
A ka pasur incidente / krime të ngjashme në të njëjtin vend?
Po
Njëzetvjeçari nga Shkupi rrihet në stacionin e autobusit në Çair (i pa verifikuar) image

Veprat penale

Kundër pronës
Plaçkitje
Kundër Rendit Publik
Dhunës

Bazë

Кombësi Përkatësia etnike