Çka ka ndodhur: Një djalë 25 vjeçarë ka sulmuar një vajzë 19 vjeçare në autobusin e transportit publik me
numër 62 në Shkup.
Data, koha dhe lokacioni i incidentit: 14 shkurt, ora 12:00 në një autobus publik me numër. 62, derisa vozitej
në bulevardin Kuzman Josifufski Pitu në Shkup.
Burimi i informacionit: Mediumi i shkruar nacional Nova Makedonija.
Viktima(t) e përfshirë: Një vajzë nëntëmbëdhjet vjeçare me përkatësi etnike të panjohur.
Lloji i krimit(ve): Dhunë, neni. 386 KPRM, lëndim truporë, neni.130 KPRM.
Kryerësi(t): një djalë njëzetvjeçarë me përkatësi etnike të panjohur.
Përshkrimi i shkurtër i incidentit me treguesit e anshmërisë: Në këtë incident, motivi i anshmërisë është
përkatësia etnike, nacionale ose gjuhësore, ndërsa treguesit e anshmërisë janë:
1. Dallimi i supozuar etnik në mes kryersit të veprës dhe viktimës – Për shkak të përbërjes etnike të populates në fshatin
e Ognjancit (fshat në të cilin autobusi No.62 udhëton), përkatësia e viktimës mund të dallojë nga ajo e kryerësit.
2. Natyra e dhunës – Incidenti ka ndodhur publikisht.
3. Mungesa e motiveve tjera.
Statusi i rastit: Nën hetim.
Reagimi i autoriteteve lokale: Autoritetet deklaruan nëpërmjet mediave se ata po marrin masa për sqarimin
e rastit.
Ndikimi në viktim(-at) dhe komunitet: Ky lloj i incidenteve sjell në pikëpyetje gjendjen e përgjithshme
politike në vend dhe bashkëjetesën mes komuniteteve të ndryshme etnike në shoqëri.