October 9, 2018

Një rrahje në ndalesë autobusi në ETUC „Mihajllo Pupin”

Incident
Dhuna ndaj të miturve
incidentet e kryera për shkak të përkatësisë etnike
Shkaktimi i urrejtjes, mosmarrëveshjes ose intolerancës kombëtare, racore apo fetare

Çfarë ka ndodhur: Më 9 tetor 2018, në orën 11:08, në Sektorin për punët të brendshme Shkup, është
raportuar se ka pasur një rrahje mes disa personave në një ndalesë autobusi pranë ETUC „Mihajllo Pupin” në
rrugën „Bllagoja Stefkovski“. Zyrtarët e policisë shkuan në vendngjarje dhe u konstatua se një grup prej pesë
deri në gjashtë nxënës nga shkolla fizikisht e sulmuan N.S. (18) nga Shkupi, gjithashtu nxënës në shkollën. Një
nga sulmuesit u kap në vendngjarje. Është një i mitur 16 vjeçar nga Shkupi. Po merren masa për të sqaruar
plotësisht rastin.

Data, koha dhe vendi i incidentit: 9 tetor 2018, reth orës 11.08, ndalesë autobusi pranë ETUC „Mihajllo
Pupin” në rrugën „Bllagoja Stefkovski“, Shkup.
Burimi i informacioneve: Buletini ditor i MPB-së.
Viktimat e involvuara: Një viktim 18 vjeçar.
Lloji i krimeve: Dhunë (Neni 386, KP), Lëndim trupor (Neni 130, KP).
Kryerësit: Më shumë se 5 kryerësit, 1 kryerës 16 vjeçar u kap në vendngjarje.
Përshkrim i shkurtër i incidentit me indikatorë të njëanshëm: Në këtë incident motivi i njëanshëm
është përkatësia etnike, kurse indikatorë të njëanhmërisë janë:
1. Dallimi në prejardhjen etnike – në shkollën mësojnë nxënësit me strukurë etnike të ndryshme edhe në
ndalesën ku qarkullojnë linjet e autobusëve që lidhen lagje me strukturë etnike të përzier;
2. Model i incidenteve të mëparshme – situata konfliktuese dhe përplasja midis të rrinjve me përkatësi
etnike të ndryshme janë regjistruar më parë;
3. Lokacioni – Incidenti ndodhi në ndalesën përballë shkollës së mesme ku qarkullojnë linjet e autobusëve
65, 55, 45.

Statusi i rastit: I panjohur.
Përgjigja nga pushtetet lokale: Me kërkesën e paraqitur në Ministrinë e Punëve të Brendshme në lidhje
me këtë incident, nëse ka tregues për të konfirmuar një vepër të urrejtës, kemi marrë përgjigje në janar 2019,
se ky rast është evidentuar si kundërvajtje sipas Nenit 12 të LKKRPP, dhe se njoftimi është dërguar në PP.
Ndikimi mbi viktimat dhe bashkësinë: Incidente të llojeve të tilla e vënë në pikëpyetje gjendjen e
përgjithshme të sigurisë në shtet dhe bashkëjetesën midis grupeve të ndryshme etnike në shoqëri; sidomos
siguria e fëmijëve dhe rinisë në mjedise që duhet të jenë të parrezikshme dhe të sigurta për ata (shkollat,
transporti publik, vendbanimet në të cilat jetojnë dhe lëvizin, hapësirat publike, ndalesat e autobusëve).

Adresë
ETUC Mihajlo Pupin Madzari, rr. Blagoja Stefkovski
Emri i Vendit
stacion autobusi përpara shkollës së mesme

Numri i viktimave
1
Numri i kryerësve
5
Statusi i çështjes
Perpetrators identified
Lloji i incidentit? (përgjigje të shumëfishta janë të mundshme)
Kërcënim serioz Lëndim trupor Sulmi fizik Dhunës
Emri i Vendit
Rrugë
Si reagoi policia? (përgjigje të shumëfishta janë të mundshme)
Ata hetonin incidentin
A ka pasur incidente / krime të ngjashme në të njëjtin vend?
Po
Një rrahje në ndalesë autobusi në ETUC „Mihajllo Pupin” image

Veprat penale

Kundër jetës dhe trupit
Lëndim trupor
Kundër Rendit Publik
Dhunës

Bazë

Кombësi Përkatësia etnike