Çfarë ka ndodhur: Në datën 04.09.2019 në ora 21.50 në SPB Shkup, S.N.(19) nga Shkupi ka paraqitur se në
ora 16.00 në bul. “Jane Sandanski” është sulmuar fizikisht nga një person. Ndërmerren masa për zbardhjen
e rastit.
Data, koha dhe vendi i incidentit: Në datën 04.09.2019, në ora 16.00, Shkup.
Burimi i informacioneve: buletini ditor i MPB-së
Viktimat e involvuara: 1 viktimë
Lloji i krimeve: Dhunë (Neni 386 i KP)
Kryerësit: 1 kryerës i panjohur
Përshkrim i shkurtër i incidentit me indikatorë të anshëm: Në këtë incident i cili ka ndodhur, motivi i anshëm
është prejardhja etnike, kurse indikatorët e anshëm janë:
1. Prejardhja etnike – kryerësi dhe viktimat kanë përkatësi të ndryshme etnike
2. Lokacioni – ngjarja ka ndodhur në lokacionin ku edhe më parë ka patur incidente të ngjajshme
3. Mungojnë elementet tjera
Statusi i rastit: I mbyllur
Përgjigje e institucioneve lokale. Është konstatuar kundërvajtje sipas nenit 12 nga LKRQPRMV.
Ndikimi mbi viktimat dhe komunitetin: Incidentet e këtij lloji e sjellin në pyetje gjendjen e përgjithshme të
sigurisë në vend dhe bashkëjetesën ndërmjet grupeve të ndryshme etnike në shoqëri.