Çfarë ka ndodhur: Në rr. “Kej 13 Nëntori” një person D.M. (22) nga fshati Trubarevo, është sulmuar
nga dy persona të panjohur, kurse njëri prej tyre ka përdorur thikë me të cilën e ka shpuar. Personi
është dërguar në Spitalin e përgjithshëm të qytetit “Shën Naumi i Ohrit” – Shkup, ku nga mjeku i janë
konstatuar lëndime trupore.
Data, koha dhe vendi i incidentit: 19 nëntor, ora 16:30, rr. “Kej 13 Nëntori”.
Burimi i informacioneve: Buletini ditor i MPB-së.
Viktimat e involvuara: Një person.
Lloji i krimeve: Dhunë (Neni 386, KP), Lëndim trupor (Neni 130, KP)
Kryerësit: Dy persona.
Përshkrim i shkurtër i incidentit me indikatorë të njëanshëm: Në këtë incident, motivi i njëanshëm
është prejardhja etnike, shtetësia ose gjuha, kurse indikatorët e njëanshëm janë:
1. Dallimi i supozuar në prejardhjen etnike – gjatë viteve të mëparshme, në afërsi të kejit dhe parkut të
qytetit shumë herë kanë ndodhur incidente të motivuara etnikisht.
2. Natyra e dhunës – incidenti ka ndodhur në publik;
Statusi i rastit: I panjohur.
Përgjigja nga pushtetet lokale: Në përgjigjen e Kërkesës për informacione me karakter publik të
cilën ia ka dërguar KMH-ja, MPB-ja thotë se më 19 nëntor 2017 nga ekipi i Ndihmës së shpejtë është
paraqitur me telefon se një person 22-vjeçar me plagë të shpuar me objekt të mprehtë në pjesën
e kraharorit dhe me plagë të dukshme në kokë është gjetur pas objektit të Qeverisë së RM-së. Pas
bisedës së kryer me personin e lënduar u mësua se ai është sulmuar nga dy persona të panjohur në
lokacionin e dhënë më sipër, më pas është mbajtur procesverbal për pranim të fletëparaqitjes dhe
janë dorëzuar dy shënime zyrtare.
Ndikimi mbi viktimat dhe bashkësinë: Ky incident e vë në pikëpyetje bashkëjetesën etnike midis dy
bashkësive më të mëdha etnike në shtet.