March 22, 2017

Një nxënës është sulmuar në furgon për pasagjerë (e vërtetuar)

Incident
Dhuna ndaj të miturve
incidentet e kryera për shkak të përkatësisë etnike

Çfarë ka ndodhur: Një person 17-vjeçar, ndërsa po udhëtonte me furgon në drejtimin Kumanovë-Shkup,
në bul. “3-ta Makedonska Brigada” në Shkup, në afërsi të shkollës SHMQSH “Maria Kiri Skllodovska”,
është sulmuar fizikisht nga gjashtë persona të panjohur, ndoshta nxënës që kanë udhëtuar me të
njëjtin furgon dhe pasi e kanë pyetur për diçka e kanë goditur me boks në pjesën e kokës, pas goditjes
ai ka rënë. Sipas informacioneve të transmetuara nga mediat, sipas fjalëve të viktimës dhe të babit të
tij, së pari i është afruar njëri prej personave, kurse pastaj i janë bashkangjitur edhe personat e tjerë
dhe e kanë kërcënuar dhe i kanë thënë të mos vijë më në shkollë, pastaj e kanë sulmuar fizikisht dhe e
kanë goditur me bokse dhe shqelma në kokë dhe trup. Në afërsi të SHMQSH “Dimitar Vllahov” i mituri
ka zbritur dhe e ka paraqitur ngjarjen te nëpunësit policorë. Nga sulm fizik, personi ka marrë lëndime
në pjesën e kokës dhe të trupit. Janë marrë masa për zbardhje të tërësishme të ngjarjes.

Data, koha dhe vendi i incidentit: 22 mars, ora 13:30, në furgon në drejtimin Kumanovë-Shkup.
Burimi i informacioneve: Buletini ditor i Ministrisë së Punëve të Brendshme, Media elektronike TV 21.
Viktimat e involvuara: Një person i mitur.
Lloji i krimeve: Dhunë (Neni 386, KP i RM-së), Lëndim trupor (Neni 130, KP i RM-së), Rrezikim i sigurisë
(Neni 144, KP i RM-së)
Kryerësit: Grup prej 3-6 personash.
Përshkrim i shkurtër i incidentit me indikatorë të njëanshëm: Në këtë incident, motivi i njëanshëm
është prejardhja etnike, shtetësia ose gjuha, kurse indikatorët e njëanshëm janë:
1. Dallimi në prejardhjen etnike – meqenëse nxënësit që mësojnë në shkollën e dhënë, kanë prejardhje
të ndryshme etnike, ka mundësi që kryerësit dhe viktima të kenë prejardhje të ndryshme etnike.

Statusi i rastit: Është dorëzuar fletëparaqitje penale kundër tri personave sepse ekzistojnë baza të
dyshimit për kryerje të veprës penale „Dhunë“ sipas nenit 386 të KP-së.
Përgjigja nga pushtetet lokale: Në përgjigjen e kërkesës për informacione me karakter publik të cilën
KMH-ja ia dërgoi MPB-së në lidhje me këtë incident thuhet se po merren masat dhe aktivitetet,
nga SPB Shkup te Prokuroria Themelore Publike Shkup është dorëzuar fletëparaqitje penale (KU nr.
2993/17) kundër tri personave sepse ekzistojnë baza të dyshimit për kryerje të veprës penale „Dhunë“
sipas nenit 386 të KP-së.
Ndikimi mbi viktimat dhe bashkësinë: Ky incident e vë në pikëpyetje bashkëjetesën etnike midis dy
bashkësive më të mëdha në shtet.

Adresë
bul "Brigada e tretë maqedonase"
Emri i Vendit
furgon udhëtarësh në itinerarin Kumanovë-Shkup

Numri i viktimave
1
Numri i kryerësve
6
Statusi i çështjes
Perpetrators identified
Lloji i incidentit? (përgjigje të shumëfishta janë të mundshme)
Lëndim trupor Sulmi fizik Dhunës
Emri i Vendit
Lokacion tjetër publik
Si reagoi policia? (përgjigje të shumëfishta janë të mundshme)
Ata hetonin incidentin
A ka pasur incidente / krime të ngjashme në të njëjtin vend?
Po
Një nxënës është sulmuar në furgon për pasagjerë (e vërtetuar) image

Veprat penale

Kundër jetës dhe trupit
Lëndim trupor
Kundër Rendit Publik
Dhunës

Bazë

Кombësi Përkatësia etnike