Çfarë ka ndodhur: Një mashkull vodhi dy çanta shpine që i përkisnin një shtetasi sirian, derisa ai ishte
duke pritur për të deklaruar qëllimin e tij për të kërkuar azil.
Data, koha dhe vendi i incidentit: 4 korrik, ora 18:00, 13-14 orë, Parku i qytetit, Gjevgjeli.
Burimi i informacionit: Gazeta e përditshme e MPB-së.
Viktima (t) e përfshirë: Një shtetas sirian.
Lloji i krimeve: Vjedhje (neni 235 i kodit penal).
Kryerësit: Në kryerës, mashkull
Përshkrim i shkurtër i incidentit me tregues të paragjykimit: Në këtë incident, motiv i paragjykimit
është origjina etnike, shtetësia apo gjuha, ndërsa treguesit e paragjykimit janë:
1. Dallimi në përkatësinë etnike- përkatësia etnike e autorëve dhe viktimës ndryshojnë; viktima është
anëtar i grupit (emigranti sirian) që është i paktë në numër nga anëtarët e një grupi tjetër (të popullsisë
maqedonase), në zonën ku ndodhi incidenti;
2. Model i incidenteve të mëparshme – ky incident është i fundit i një trendi në rritje të vjedhjeve,
plaçkitjeve dhe sulmeve ndaj emigrantëve.
Statusi i rastit: Incidenti është raportuar tek autoritetet lokale.
Përgjigja e autoriteteve lokale: Deri në momentin e shkrimit të këtij raporti, MPB nuk i është përgjigjur Kërkesës për informim publik që Komiteti ka dërguar në lidhje me këtë incident. Megjithatë, ata
raportuan përmes mediave se janë duke ndërmarrë masat e nevojshme për sqarimin e rastit.
Ndikimi mbi viktimat dhe bashkësinë: Ky incident vë në pikëpyetje sigurinë e emigrantëve që hyjnë
dhe kalojnë përmes vendit.