Çfarë ka ndodhur: Një djalë u rrah para një klubi nate në Shkup dhe pësoi lëndime të rënda. Incidenti
ndodhi para një klubi të natës në rrugën “Jordan Mijalkov”, kur një grup autorësh të panjohur fizikisht
sulmuan 25 vjeçarin N.B. nga Shkupi. Nga sulmi fizik, personi i dëmtuar ka pësuar thyerje të dukshme të
nofullës së sipërme, ënjtjes dhe dëmtimeve të tjera në kokë.
Data, koha dhe vendi i incidentit: 6 mars, në mbrëmje, përballë një klub nate në rr. Jordan Mijallkov,
Shkup.
Burimi i informacioneve: Media elektronike: netpress.com.mk.
Viktimat e involvuara: Një viktim.
Lloji i krimeve: Dhunë (Neni 386, KP), Lëndim trupor (Neni 130, KP).
Kryerësit: Dy kryerësit të panjohur.
Përshkrim i shkurtër i incidentit me indikatorë të njëanshëm: Në këtë incident motivi i njëanshëm
është përkatësia etnike, kurse indikatorë të njëanhmërisë janë:
1. Lokacioni qëllimor – Lokacioni qëllimor është përballë një klub nate, ku është edhe stacion autobusi,
që qarkullon në mjedisi multietnik (nr. 9 i NQP-së dhe private);
2. Dallimi në prejardhjen etnike – mosdurimi etnik rezulton me ngritjen e gjuhës së urejtjes.
Statusi i rastit: I panjohur.
Përgjigja nga pushtetet lokale: Rasti nuk është evidentuar në MPB.
Ndikimi mbi viktimat dhe bashkësinë: Incidente të llojeve të tilla e vënë në pikëpyetje gjendjen e
përgjithshme të sigurisë dhe stabilitetin në shtet.