Çka ka ndodhur: Një 16 vjeçar nga fshati Stajkovci ishte i rrahur nga një grup i kryerësve pa asnjë arsye dhe
fitoi dëmtime të dukshme.
Data, koha dhe lokacioni i incidentit: 5 Maj, ora 13:30, Aleksandar Makedonski blv., në oborrin e Shkollës së
Mesme Boro Petrushevski, Shkup.
Burimi i informacionit: Media nacionale Sitel TV.
Viktima(t) e përfshirë: Një djal gjashtëmbëdhjeçar nxënës i shkollës së mesme nga fshati Stajkovci.
Lloji i krimit(ve): Lëndim trupor, neni. 130 KPRM, rrezikimi i sigurisë, neni.144, Shkup, neni. 386.
Kryerësi(t): Numër i panjohur i kryerësve.
Përshkrimi i shkurtër i incidentit me treguesit e anshmërisë: Motivi paragjykues në këtë incident është
përkatësia etnike, shtetësia ose gjuha, dhe si tregues të këtij incidenti janë:
1. Dallimi i supozuar në baza etnike i kryerësit të veprës dhe viktimës – përshkak të përbërjes së përzier
etnike të nxënësve që shkojnë në shkollat e mesme në afërsi të vendit të incidentit, përkatësia etnike
e kryerësve mund të dalloj nga ajo viktimave.
2. Modeli/ frekuenca e krimeve të mëparshme – ky incident ndjek përleshje masive mes nxënësve që ka
ndodhur disa ditë më parë në atë zonë (incident Nr.50).
3. Natyra e incidentit – incidenti ishte i natyrës publike, në oborrin e shkollës, para nxënësve.
4. Mungesa e motiveve tjera.
Statusi i rastit: Nën hetim.
Reagimi i autoriteteve lokale: Policia deklaroi se ata punojnë në sqarimin e rastit dhe identifikimit të kryerësve.
Ndikimi në viktim(-at) dhe komunitet: Ky lloj i incidenteve sjell në pikëpyetje gjendjen e përgjithshme
politike në vend dhe bashkëjetesën mes komuniteteve të ndryshme etnike në shoqëri.