February 22, 2016

Një i mitur ka sulmuar një djalosh dhe është kapur në autobus të NPQ-së (e paverifikuar)

Incident
incidentet e kryera për shkak të përkatësisë etnike

Çfarë ka ndodhur: Një i mitur gjashtëmbëdhjetëvjeçar, i cili ka qenë me disa persona të tjerë, pa
shkas dhe arsye e ka sulmuar fi zikisht D.M. (21) nga Shkupi, duke e goditur në pjesën e fytyrës. Pas

sulmit, i mituri, së bashku me personat e tjerë kanë hipur në autobus të NPQ-së me qëllim që të lar-
gohen nga vendngjarja, por është kapur dhe dërguar në SP nga nëpunësit policorë.

Data, koha dhe vendi i incidentit: 22 shkurt, rreth orës 20, bul. “Kërste Petkov Misirkov” në Shkup.
Burim i informacioneve: Media elektronike, Reporter.
Viktimat e përfshira: Një person.
Lloji i krimit: Dhunë (Neni 386, KP), Lëndim trupor (Neni 130, KP)
Kryerës: Një person i mitur.
Përshkrim i shkurtër i incidentit me indikatorë të anshëm: Në këtë incident, motivi i anshëm është
prejardhja etnike, shtetësia apo gjuha, kurse indikatorët e anshëm janë:
1. Dallimi i supozuar në prejardhjen etnike – incidenti ka ndodhur në një rajon të populluar me njerëz
me përbërje të përzierë etnike.
2. Natyra e dhunës – incidenti ka ndodhur në publik.

Statusi i rastit: Është dorëzuar kërkesë për ngritje të procedurës kundërvajtëse.
Përgjigja e pushtetit lokal: Në përgjigjen e kërkesës për informacione me karakter publik të cilën
Komiteti ia ka dërguar MPB-së në lidhje me këtë incident, thuhet se nga SPB Shkup është dorëzuar
kërkesë për ngritje të procedurës kundërvajtëse më 1.3.2016 në Gjykatën Themelore Shkup 1 – Shkup,
Sektori për kundërvajtje.
Ndikimi mbi viktimat dhe mbi mjedisin shoqëror: Ky incident e vë në pikëpyetje bashkëjetesën etnike
midis dy bashkësive më të mëdha në shtet.

Adresë
bul. “Kërste Petkov Misirkov” në Shkup
Emri i Vendit
bul. “Kërste Petkov Misirkov” në Shkup

Numri i viktimave
1
Numri i kryerësve
1
Statusi i çështjes
Perpetrators identified
Lloji i incidentit? (përgjigje të shumëfishta janë të mundshme)
Sulmi fizik Dhunës
Emri i Vendit
Rrugë
Si reagoi policia? (përgjigje të shumëfishta janë të mundshme)
Ata kapën keqbërësin
A ka pasur incidente / krime të ngjashme në të njëjtin vend?
Po
Një i mitur ka sulmuar një djalosh dhe është kapur në autobus të NPQ-së (e paverifikuar) image

Veprat penale

Kundër Rendit Publik
Dhunës

Bazë

Кombësi Përkatësia etnike