November 25, 2017

Një i mitur është rrahur në rrugë në Shkup (e vërtetuar)

Incident
Dhuna ndaj të miturve
incidentet e kryera për shkak të përkatësisë etnike

Çfarë ka ndodhur: Një djalosh 16-vjeçar është sulmuar fizikisht nga 5-6 persona të panjohur në moshë
nga 16-20 vjet. Sulmuesit i kanë goditur me grushte dhe shqelma në pjesën e trupit dhe të kokës,
ndërsa më pas kanë ikur nga vendngjarja.

Data, koha dhe vendi i incidentit: 25 nëntor, ora 21:30, rr. “Metodija Andonov-Çento”
Burimi i informacioneve: Media elektronike MKD.mk.
Viktimat e involvuara: Një person i mitur.
Lloji i krimeve: Dhunë (Neni 386, KP)
Kryerësit: Një grup prej 5-6 personash.
Përshkrim i shkurtër i incidentit me indikatorë të njëanshëm: Në këtë incident, motivi i njëanshëm
është prejardhja etnike, shtetësia ose gjuha, kurse indikatorët e njëanshëm janë:
1. Dallimi i supozuar në prejardhjen etnike – Ngjarja ka ndodhur në një rajon të populluar me njerëz me
përbërje të përzierë etnike, ka mundësi që prejardhja etnike e kryerësve të jetë e ndryshme nga ajo e
viktimës.
2. Natyra e dhunës – incidenti ka ndodhur në publik;

Statusi i rastit: Nën hetim/ Pritet të ngrihet procedurë kundërvajtëse.
Përgjigja nga pushtetet lokale: Pas Kërkesës së dorëzuar për informacione me karakter publik, të
cilën KMH-ja e ka dërguar në lidhje me këtë incident, MPB-ja ka dërguar Përgjigje për Kërkesë ku
thuhet se nga udhëheqësi i turnit është mbajtur procesverbal për pranim të fletëparaqitjes dhe janë
dërguar pesë shënime zyrtare për informacione e marra nga qytetari. Njëkohësisht, në këtë përgjigje
theksohet se SPB Shkup po ndërmerr masa dhe aktivitete për zbardhjen e prishjes së rendit dhe qetësisë publike, kështu që në përputhje me Ligjin për Kundërvajtje kundër Rendit dhe Qetësisë
Publike, te njësia kompetente për shkelje në Gjykatën Themelore Shkup 1 do të dorëzohet Kërkesë
për zbatimin e procedurës kundërvajtëse
Ndikimi mbi viktimat dhe bashkësinë: Ky incident e vë në pikëpyetje bashkëjetesën etnike midis dy
bashkësive më të mëdha etnike në shtet.

Adresë
rr. "Metodija Andonov-Cento"
Emri i Vendit
rr. "Metodija Andonov-Cento"

Numri i viktimave
1
Numri i kryerësve
6
Statusi i çështjes
Under investigation
Lloji i incidentit? (përgjigje të shumëfishta janë të mundshme)
Kërcënim serioz Sulmi fizik Dhunës
Emri i Vendit
Rrugë
Si reagoi policia? (përgjigje të shumëfishta janë të mundshme)
Ata hetonin incidentin
A ka pasur incidente / krime të ngjashme në të njëjtin vend?
Po
Një i mitur është rrahur në rrugë në Shkup (e vërtetuar) image

Veprat penale

Kundër Rendit Publik
Dhunës

Bazë

Кombësi Përkatësia etnike