Çka ka ndodhur: Si përgjigje ndaj demonstratave në Shkup të shkaktuara me aktgjykimin e rastit gjyqësor
“Monstra”, një grup i të rinjve nga Manastiri bënë një foto me një shenjë që thotë “Vdekje për Shiptari” (Shiptari
– shprehje nënçmuese për shqiptarët). Në foto, të rinjtë mund të shihet duke bërë përshendetje naziste.
Data, koha dhe lokacioni i incidentit: 9 korrik, Manastir.
Burimi i informacionit: Mediumi nacional elektronik tetova1.com (shq).
Viktima(t) e përfshirë: Nuk ka viktima të drejtpërdrejtë nga ky incident – akti është i drejtuar ndaj gjithë
komunitetit shqiptar.
Lloji i krimit: Nxitja e urrejtjes, përçarjes dhe intolerancës në bazë racore, nacionale, fetare ose diskriminim
në baza tjera (neni. 319).
Kryerësi(t): Një grup prej më shumë se 20 meshkuj të rinj maqedonas.
Përshkrimi i shkurtër i incidentit me treguesit e anshmërisë: Motivi i anshmërisë në këtë incident është
përkatësia etnike, nacional ose gjuhësore, ndërsa treguesit e anshmërisë në këtë incident janë:
1. Komente – në foto, kryerësit mbajnë në dorë një pankartë me mbishkrimin “Vdekje shqiptarëve”,
dhe bëjnë përshëndetje naziste.
2. Dallimi në baza etnike në mes të kryerësve dhe viktimës.
Statusi i rastit: I panjohur.
Reagimi i autoriteteve lokale: Ministria e Punëve të Brendshme, në përgjigjen e dërguar për Kërkesën për
informacion të karakterit publik të dërguar nga Komiteti, deklaroi se ata nuk ka informacion mbi këtë incident.
Ndikimi në viktimë (-at) dhe komunitet: Ky lloj i incidenteve sjell në pikëpyetje situatën e përgjithshme të
sigurisë në vend dhe bashkëjetesën në mes komuniteteve të ndryshme në shoqëri.