Çfarë ka ndodhur: Një grup kryerësish të panjohur kanë kryer grabitje të tre shtetasve të Sri-Lankës
në fshatin Vizbegovë në afërsi të Qendrës për Kërkues të Azilit. Ndërkohë që tre personat kanë lëvizur
nëpër rrugë janë takuar nga 10 persona meshkuj, të veshur me veshje të errëta dhe maska në kokë, të
cilët i kanë rrethuar dhe me kërcënim dhe përdorim të forcës fi zike u kanë marrë dy telefona celularë,
120 euro dhe kartën identifi kuese për azil, pastaj janë larguar nga vendngjarja. Kështu kryerësit kanë
fi tuar dobi pronësore të paligjshme prej 51.000 denarësh.
Data, koha dhe vendi i incidentit: 11 shkurt, ora 12:45, në afërsi të Qendrës për Kërkues të Azilit në
fshatin Vizbegovë.
Burim i informacioneve: Medie elektronike MKD.
Viktimat e përfshira: Tre emigrantë nga Sri-Lanka.
Lloji i krimit: Grabitje (Neni 237, KP), Vjedhje e rëndë (Neni 236, KP)
Kryerës: Një grup prej 10 kryerësish të panjohur.
Përshkrim i shkurtër i incidentit me indikatorë të anshëm: Në këtë incident, motivi i anshëm është
prejardhja etnike, shtetësia apo gjuha, kurse indikatorët e anshëm janë:
1. Dallimi në prejardhjen etnike – prejardhja etnike e kryerësve dhe viktimave janë të ndryshme; viktima
është përfaqësues i grupit (emigrant nga Sri-Lanka) i cili është mjaft më i vogël në numër se grupi i
qytetarëve në rajonin ku ka ndodhur incidenti;
2. Model i incidenteve të mëparshme – ky incident është ndjekur nga trendi i zmadhuar i vjedhjeve dhe
sulmeve mbi emigrantët.
Statusi i rastit: Nën hetim.
Përgjigja e pushtetit lokal: Në përgjigjen e kërkesës për informacione me karakter publik të cilën
Komiteti ia ka dërguar MPB-së në lidhje me këtë incident thuhet se nga SPB-ja Shkup është dorëzuar Lajmërim më 17.2.2016 Prokuroria Themelore Publike – Shkup.
Ndikimi mbi viktimat dhe mbi mjedisin shoqëror: Ky incident e vë në pikëpyetje bashkëjetesën etnike
midis dy bashkësive më të mëdha në shtet.