Çfarë ka ndodhur: Në stacionin e autobusit para QT “Vero Xhambo”, në autobusin e PPS-së nr. 58, i
cili ka qarkulluar në drejtim të Qendrës së transportit, ka hyrë një grup më i madh të rinjsh në moshë
nga 16-18 vjet dhe pasi autobusi ka filluar të lëvizë, personat kanë sulmuar fizikisht një të mitur
17-vjeçar nga autobusi dhe kanë thyer nga një xham. Pasi autobusi ka ndaluar në stacionin e Qendrës
Tregtare, kryerësit kanë dalë dhe kanë shkuar në drejtime të ndryshme. Pas ngjarjes i dëmtuari është
pranuar në qendrën klinike “Nënë Tereza” – Klinika e Urgjencës, ku i janë konstatuar lëndime trupore.
Nga nëpunësit policorë të SPB-së Shkup janë ndërmarrë masa për zbardhje të ngjarjeve, kështu
për prishje të rendit publik dhe paqes me elemente dhune në Stacionin policor me kompetencë të
përgjithshme “Qendër” nga Njësia Alfa janë privuar nga liria dhe janë thirrur 9 (nëntë) persona prej të
cilëve pesë persona në moshë nga 14 deri në 18 vjet si kryerës të mundshëm të dhunës, kurse të tjerët
në rolin e dëshmitarëve në ngjarje. Në prani të prindërve dhe avokatëve të kryerësve të mundshëm
është kryer bisedë, pas së cilës personat e mitur janë lëshuar, kurse një person në moshë madhore
është mbajtur në stacion.
Data, koha dhe vendi i incidentit: 28 shkurt, rreth orës 13:00, autobus i NPP-së nr. 58.
Burimi i informacioneve: Buletini ditor i Ministrisë së Punëve të Brendshme.
Viktimat e involvuara: Një person i mitur.
Lloji i krimeve: Dhunë (Neni 386, KP i RM-së), Lëndim trupor (Neni130, KP i RM-së)
Kryerësit: Një grup prej pesë personash, midis të cilëve katër të mitur.
Përshkrim i shkurtër i incidentit me indikatorë të njëanshëm: Në këtë incident, motivi i njëanshëm
është prejardhja etnike, shtetësia ose gjuha, kurse indikatorët e njëanshëm janë:
1. Dallimi i supozuar në prejardhjen etnike – incidenti ka ndodhur në autobus i cili ka qarkulluar në
rajone të banuara me njerëz me përbërje të përzierë etnike.
2. Natyra e dhunës – incidenti ka ndodhur në publik.
Statusi i rastit: I panjohur.
Përgjigja nga pushtetet lokale: Në përgjigjen e kërkesës për informacione me karakter publik të cilën
KMH-ja ia dërgoi MPB-së në lidhje me këtë incident thuhet se SPB-ja Shkup te Prokuroria Themelore
Publike ka dorëzuar lajmërim me shkrim (KU nr. 2285/17) për veprën penale të paraqitur “Dhunë” në
përputhje me nenin 386 të KP-së.
Ndikimi mbi viktimat dhe bashkësinë: Ky incident e vë në pikëpyetje bashkëjetesën etnike midis dy
bashkësive më të mëdha në shtet.