Çka ka ndodhur: Një i grup i panjohur të rinjësh kanë dëmtuar një billboard që përmbante material nga një
parti politike.
Data, koha dhe lokacioni i incidentit: 3 prill, ora 22:30, rr. Modest Musorgski komuna Gazi Babë, Shkup.
Burimi i informacionit: Mediumi nacional Sitel TV.
Viktima(t) e përfshirë: Përveç dëmit material, nuk ka pasur viktima direkte nga ky incident.
Lloji i krimit(ve): Dëmtimi i pronës së huaj, neni. 243 KPRM.
Kryerësi(t): I/e panjohur.
Përshkrimi i shkurtër i incidentit me treguesit e anshmërisë: Motivi i anshmërisë në këtë incident është
përkatësia partiake dhe bindjet politike, dhe treguesë të incidentit janë:
1. Simboli si cak, ishte billbordi me simbol që ka rëndësi politike – llogoja e partisë që ishte cak.
2. Natyra e dhunës – Incidenti ka ndodhur publikisht.
3. Mungesa e motiveve tjera.
Statusi i rastit: I/e panjohur.
Reagimi i autoriteteve lokale: Në momentin e shkrimit të këtij raporti, policia nuk i është përgjigjur Kërkesës
për informacion me karakter publik që është dërguar nga Komiteti në lidhje me këtë incident.
Ndikimi në viktim(-at) dhe komunitet: Ky lloj i incidenteve sjell në pikëpyetje gjendjen e përgjithshme
politike në vend dhe bashkëjetesën mes komuniteteve të ndryshme etnike në shoqëri.