Çka ka ndodhur: Përgjatë mbrëmjes një kryes i/e panjohur grisi flamurin shtetëror dhe posterat e kandidatit
presidencial të LSDM-së i zëvendësoi me ato të kandidatit të VMRO-DPMNE-së.
Data, koha dhe lokacioni i incidentit: 8 prill, Makedonska Kamenicë.
Burimi i informacionit: Mediumi lokal Televizioni Star.
Viktima(t) e përfshirë: Përveç dëmit material, nuk kishte viktima në këtë incident.
Lloji i krimit(ve): Dëmtimi i pronës së huaj, neni. 243 KPRM.
Kryerësi(t): I/e panjohur.
Përshkrimi i shkurtër i incidentit me treguesit e anshmërisë: Motivi i anshmërisë në këtë incident është
përkatësia politike dhe bindja politike, dhe treguesit e anshmërisë në këtë incident janë:
1. Perceptimi i viktimës – Duke pasur parasysh deklaratat e bëra për mediat, është e qnenië se viktimat
perceptojnë incidentin si me motiv anshmërisë.
2. Deklaratat e shkruara të lëna në vendin e ngjarjes – Kryerësit i ndërruan posterët e kandidatit të partisë aktuale
(në shënjestër) me posterë nga kandidati i partisë tjetër.
3. Mungesa e motiveve tjera.
Statusi i rastit: I/e panjohur.
Reagimi i autoriteteve lokale: Policia deklaroi nëpërmjet mediave që ata do të ndërmarrin masat e duhura,
por në momentin e shkrimit të këtij raporti, policia nuk i është përgjigjur Kërkesës për informacion me
karakter publik që është dërguar nga Komiteti në lidhje me këtë incident.
Ndikimi në viktimë (-at) dhe komunitet: Ky lloj i incidenteve sjell në pikëpyetje gjendjen e përgjithshme
politike në vend dhe bashkëjetesën mes komuniteteve të ndryshme në shoqëri.