Çfarë ka ndodhur: Një djalosh nëntëmbëdhjetë vjeçar është goditur me objekt të mprehtë në kraharor
dhe ije, duke zbritur nga autobusi me nr. 19 në stacionin e autobusit te kompleksi Treska, në Shkup.
Djaloshi së bashku me dy shokë ka zbritur nga autobusi, kurse më pas nga i njëjti autobus kanë zbritur
edhe katër persona dhe pa shkas dhe arsye e kanë goditur djaloshin në kraharor dhe ije. Në Qendrën
e Urgjencës te djaloshi janë konstatuar lëndime të rënda trupore (është shpuar pleura e mushkërisë).
Data, koha dhe vendi i incidentit: 1 shkurt, rreth orës 21, stacioni i autobusit te kompleksi Treska,
në Shkup.
Burim i informacioneve: Medie elektronike Makfaks
Viktimat e përfshira: Një djalosh nëntëmbëdhjetë vjeçar.
Lloji i krimit: Lëndim trupor (Neni 130, KP), Dhunë (Neni 386, KP), Pjesëmarrje në grindje (neni 132, KP).
Kryerës: Grup prej 4 kryerësve të panjohur.
Përshkrim i shkurtër i incidentit me indikatorë të anshëm: Në këtë incident, motivi i anshëm është
prejardhja etnike, shtetësia apo gjuha, kurse indikatorët e anshëm janë:
1. Dallimi i supozuar i prejardhjes etnike – drejtpërdrejt para incidentit, kryerësit dhe viktima kanë ud-
hëtuar me autobus nr. 19 që qarkullon në rajonin e banuar me njerëz me përbërje të përzierë etnike;
2. Natyra e dhunës – incidenti ka ndodhur në publik;
Statusi i rastit: Nën hetim.
Përgjigja e pushtetit lokal: Në përgjigjen e kërkesës për informacione me karakter publik të cilën
Komiteti ia ka dërguar MPB-së në lidhje me këtë incident thuhet se nga SPB-ja Shkup është dorëzuar
lajmërim me shkrim më 4.2.2016 te Prokuroria Publike Themelore Shkup.
Ndikimi mbi viktimat dhe mbi mjedisin shoqëror: Ky incident e vë në pikëpyetje bashkëjetesën etnike
midis dy bashkësive më të mëdha në shtet.