Çfarë ka ndodhur: Një grup prej 4-5 personave të panjohur kanë sulmuar tre djem. Njeri nga viktimat
ishte qëlluar me thikë. Komiteti ka kontaktuar me viktimat dhe konfi rmoi se nuk ka pasur asnjë motiv
apo arsye për sulmin, dhe se sulmuesit kanë qenë shqiptarë, dhe viktimat maqedonas.
Data, koha dhe vendi i incidentit: 13 shtator, ora 03: 00, Rr. Crvena Opstina, Shkup.
Burimi i informacionit: Raportues i medias, komunikimi me viktimat.
Viktimat e përfshira: Tre meshkuj të rinj.
Lloji i krimit: Dhunë (neni 386 i kodit penal), lëndime të rënda trupore (neni 131 i kodit penal).
Kryerësit: Grup i panjohur i 4-5 meshkujve shqiptarë.
Përshkrim i shkurtër i incidentit me indikatorë të paragjykimit: Në këtë incident, motivi paragjykimit
është origjina etnike, shtetësia apo gjuha, kurse indikatorët e paragjykimit janë:
1. Perceptimi i viktimës – viktimat e perceptojnë incidentin si të motivuar në urrejtje
2. Dallimi në përkatësi etnike – autorët ishin shqiptarë, ndërsa viktimat maqedonas;
3. Natyra e dhunës – incidenti është kryer në vend publik;
4. Mungesë e motiveve të tjera.
Statusi i rastit: Nën hetim.
Përgjigja e autoriteteve lokale: Duke iu përgjigjur kërkesës për informacion me karakter publik,
Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) është përgjigjur se po ndërmarrin masat e nevojshme për
sqarimin e rastit.
Ndikimi mbi viktimën dhe bashkësinë: Ky incident vë në ndërmerren bashkëjetesën etnike midis dy
bashkësive më të mëdha në vend.