Çfarë ka ndodhur: Më 12.12.2020, Komiteti i Helsinkit për të drejtat e njeriut ka regjistruat ngjarje të paraqitur nga ana e një prindi të fëmisë me autizëm. Përkatësisht, e gjithë familja duron ngacmime dhe kërcënime nga ana e dy fqinjëve në ndërtesën e banesave në të cilën jetojnë. Fqinjët, në disa here me rradhë me shkelmë dhe grushta, trokisnin në derën e banesës së familjes, duke bërtitur se do ti mbysnin ata dhe fëminë e tyre nëntë vjeçare me autizëm, për shkak se u pengonte zhurma që sipas tyre është shkaktuar nga fëmija të cilën gjatë gjithë kohës e thirrnin “mental”.
Përshkrim i shkurtër i incidentit me indikatorë të njëanshëm: Në incidentin i cili ka ndodhur motivi i njëanshëm është pengesa e fëmisë pasi ngacmimi dhe kërcënimet ndodhin mbi këtë bazë, përderisa indikatorët e njëanshëm janë:
- Model të incidenteve paraardhëse/të mëparshme – incidente të mëparshme të natyrës së ngjashme;
- Pengesë – Fqinjët, në disa here me rradhë me shkelmë dhe grushta, trokisnin në derën e banesës së familjes, duke bërtitur se do ti mbysnin ata dhe fëminë e tyre nëntë vjeçare me autizëm, për shkak se u pengonte zhurma që sipas tyre është shkaktuar nga fëmija të cilën gjatë gjithë kohës e thirrnin “mental”.
Ndikimi ndaj viktimave dhe komunitetit: Incidentet e këtij lloji e sjellin në pyetje gjendjen e sigurisë në përgjithësi të familjes dhe veçanërisht e rrezikojnë lëvizjen e lirshme të personit të mitur. Sjellja e këtillë ndaj personave me pengesë intelektuale më tutje ilustrohet edhe në debatën publike dhe kontribon kah stigmatizimi i tyre në shoqë shoqëri.