September 13, 2017

Në autobus të NPQ-së është plagosur me thikë një djalosh (e pavërtetuar)

Incident
incidentet e kryera për shkak të përkatësisë etnike

Çfarë ka ndodhur: Rreth orës 19:45 në rr. “Gjorçe Petrov” në Shkup, në autobusin nr. 56 të Ndërmarrjes
publike të qarkullimit (NPQ) që qarkullon në linjën drejt fsh. Bojanë, është prishur rendi dhe qetësia
publike nga një zënkë midis udhëtarëve në autobus. Pas intervenimit të nëpunësve policorë, në
stacionin policor është sjellë R.R. (20) nga fsh. Arnakija, tek i cili është gjetur thikë. Në këtë zënkë
është lënduar S.F. (18) i cili ka pasur lëndim të dorës. Është thirrur Ndihma e Shpejtë, e cila pas
dhënies së ndihmës mjekësore e ka lëshuar personin në mjekim shtëpiak.

Data, koha dhe vendi i incidentit: 13 shtator, ora 19:45, autobus i NQP-së nr. 56.
Burimi i informacioneve: Media elektronike Skopjeinfo.mk
Viktimat e involvuara: Një person.
Lloji i krimeve: Dhunë (Neni 386, KP), Lëndim trupor (Neni 130, KP), Rrezikim me armë të rrezikshme
gjatë zënkës apo rrahjes (Neni 133, KP)
Kryerësit: Një person.
Përshkrim i shkurtër i incidentit me indikatorë të njëanshëm: Në këtë incident, motivi i njëanshëm
është prejardhja etnike, shtetësia ose gjuha, kurse indikatorët e njëanshëm janë:
3. Dallimi i supozuar në prejardhjen etnike – incidenti ka ndodhur në një autobus i cili qarkullon nëpër
rajone të populluara me banorë me përbërje etnike të përzierë.
4. Natyra e dhunës – incidenti ka ndodhur në publik;

Statusi i rastit: I panjohur.
Përgjigja nga pushtetet lokale: Në përgjigjen e Kërkesës për informacione me karakter publik të cilën
KMH-ja ia dërgoi MPB-së në lidhje me këtë incident saktësohet se incidenti ka ndodhur kur autobusi
ka lëvizur në rr. “Gjorçe Petrov” në afërsi të stacionit të autobusit tek unaza. Pas daljes në vendngjarje
nëpunësit policor të Stacionit policor “Gjorçe Petrov” është arrestuar personi R.R. nga fsh. Arnakija,
i cili ka kryer sulm fizik mbi F.S. (18) nga fsh. Lubin, të cilit i ka shkaktuar prerje në dorë me thikë. Për
këtë është thirrur ndihma e shpejtë e cila pas dhënies së ndihmës mjekësore e ka lëshuar F.S. në
mjekim shtëpiak. Në konsultim me prokurorin publik është miratuar raport me shkelje të konstatuar
sipas nenit 12 të Ligjit për kundërvajtje kundër rendit dhe qetësisë publike.
Ndikimi mbi viktimat dhe bashkësinë: Ky incident e vë në pikëpyetje bashkëjetesën etnike midis dy
bashkësive më të mëdha etnike në shtet.

Adresë
rr. "Gjorce Petrov" në Shkup
Emri i Vendit
autobusi i JSP nr. 56

Numri i viktimave
1
Numri i kryerësve
1
Statusi i çështjes
No information
Lloji i incidentit? (përgjigje të shumëfishta janë të mundshme)
Kërcënim serioz Lëndim trupor Sulmi ftohtë armë Sulmi fizik Dhunës
Emri i Vendit
Lokacion tjetër publik
Si reagoi policia? (përgjigje të shumëfishta janë të mundshme)
Ata hetonin incidentin
A ka pasur incidente / krime të ngjashme në të njëjtin vend?
Po
Në autobus të NPQ-së është plagosur me thikë një djalosh (e pavërtetuar) image

Veprat penale

Kundër jetës dhe trupit
Lëndim trupor
Kundër Rendit Publik
Dhunës

Bazë

Кombësi Përkatësia etnike