April 10, 2020

Migrantë të sulmuar në rrugë prej fsh. Llojane kah fsh. Vaksince

Incident
Incident për shkak të përkatësisë fetare ose besimit fetar

Çfarë ka ndodhur: Më 10.04.2020 në ora 03.00 në SPB Kumanovë, M.J. (21) dhe A.A. (23), të dy nga Pakistani, kanë paraqitur se më 09.04.2020 rreth orës 22.00 në rrugën prej fsh. Llojane kah fsh. Vaksince me përdorim të dhunës u janë marrë para dhe një cellular nga ana e pesë vetave të panjohur nga Pakistani, kurse pastaj qenë të sulmuar fizikisht, me ç’rast M.J. qe i lënduar me thikë, kurse A.A. me objekt të forte. M.J. dhe A.A. qenë të transportuar në Spitalin gjeneral në Kumanovë për t’iu dhënë ndihmë mjeksore. Inspektimi në vend të ngjarjes e ka kryer ekipa e SPB Kumanovë dhe janë ndërmarrë masa për zgjidhjen e ngjarjes.

Përshkrim i shkurtër i incidentit me indikatorë të njëanshëm: Në incidentin që ndodhi motivi i njëanshëm është prejardhja etnike, përderisa indikatorët e njëanshëm janë:

  1. Prejardhja etnike – viktimat dhe sulmuesit u perkitshin bashkësive të ndryshme etnike.
  2. Lokacioni – ngjarja ka ndodhur në vend ku kalon ruta e migrantëve dhe refugjatave që tranzitojnë nëpër shtetin.

Ndikimi ndaj viktimave dhe komunitetit: Incidentet e këtij lloji e sjellin në pyetje gjendjen e sigurisë në përgjithësi në shtetin dhe bashkëjetesën me grupe të ndryshme etnike në shoqëri.


Numri i viktimave
2
Numri i kryerësve
5
Statusi i çështjes
No information
A ka pasur incidente / krime të ngjashme në të njëjtin vend?
Po
Migrantë të sulmuar në rrugë prej fsh. Llojane kah fsh. Vaksince image