Çfarë ka ndodhur: Më 26.05.2020 në ora 18.25 në SPB Kumanovë është paraqitur se në rrugën magjistrale Kumanovë – Tabanovcë ka patur një person i cili qëndron i shtruar pranë rrugës. Nëpunësit policor dolën në vendin e ngjarjes dhe konstatuan se bëhet fjalë për një migrant prej Afganistani i moshës rreth 15 vjeçare, i cili kishte lëndime në këmbën. Ai u transportua në Spitalin gjeneral në Kumanovë ku edhe iu konstatua plaga e pushkatimit në pjesën nën gjunjin e djathtë dhe i është ofruar ndihmë mjekësore. Janë ndërmarrë masa për zgjidhjen e ngjarjes.
Përshkrim i shkurtër i incidentit me indikatorë të njëanshëm: Në incidentin që ndodhi motivi i njëanshëm është prejardhja etnike, përderisa indikatorët e njëanshëm janë:
- Prejardhja etnike – viktimat dhe sulmuesit u perkitshin bashkësive të ndryshme etnike.
- Lokacioni – vend ku kalon ruta joregulare në cilën lëvizin migrantë dhe ku shpeshherë ndodhin incidente për shkak të statusit të tyre si migrantë.
Ndikimi ndaj viktimave dhe komunitetit: Incidentet e këtij lloji e sjellin në pyetje gjendjen e sigurisë në përgjithësi në shtetin dhe bashkëjetesën me grupe të ndryshme religjioze në shoqëri.