Çfarë ka ndodhur: Borçe Petkovski, anëtar i Këshillit Drejtues të LSDM-së në Manastir dhe ish-de-
putet, është plagosur me plumb në këmbë ndërsa ka biseduar me disa miq të vet duke qëndruar në
trotuar. Ai është dërguar menjëherë në spitalin e Manastirit, ku pas intervenimit të kryer në mbigjurin
e majtë, plumbi është nxjerrë. Nuk dihet a është gjuajtur mbi të apo incidenti ka ndodhur për shkak
të gjuajtjes së pakontrolluar.
Data, koha dhe vendi i incidentit: 27 prill, rreth orës 13, lagjja Karposh, Manastir.
Burim i informacioneve: Media elektronike, Exclusive.mk.
Viktimat e përfshira: Një person.
Lloji i krimit: Lëndim trupor (Neni 130, KP).
Kryerës: Të panjohur.
Përshkrim i shkurtër i incidentit me indikatorë të anshëm: Në këtë incident, motivi i anshëm është
përkatësia dhe bindja politike, kurse indikatorë të anshëm janë:
1. Funksioni politik – viktima është funksionar i lartë në partinë më të madhe opozitare.
2. Natyra e dhunës – Incidenti ka ndodhur në publik
Statusi i rastit: Është ngritur fl etëparaqitje penale kundër një kryerësi të panjohur.
Përgjigja e pushtetit lokal: Në përgjigjen e kërkesës për informacione me karakter publik të cilën
Komiteti ia ka dërguar MPB-së në lidhje me këtë incident, thuhet se pas paraqitjes së ngjarjes në SPB
– Manastir është kryer mbikëqyrje e tërësishme dhe pas dokumentimit të tërësishëm është dorëzuar
fl etëparaqitje penale te Prokuroria Themelore Publike në Manastir kundër një kryerësi të panjohur,
sepse ekzistojnë dyshime për kryerjen e veprës penale “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm” që dëno-
het me nenin 288 të KP-së.
Ndikimi mbi viktimat dhe mbi mjedisin shoqëror: Ky incident e vë në pikëpyetje stabilitetin e përgjith-
shëm politik në shtet.