Çfarë ka ndohur: Në murin e zyrës për kontakte me qytetarët, së deputetëve të LSDM-së në Prilep u
shfaq mbishkrim „Llokvenec dhe Keti – jeni të vdekur OBRM“. Rasti është regjistuar në polici dhe është bërë
një procesverbal.
Data, koha dhe vendi i incidentit: 26.03.2018, të pacaktuar, zyra e deputetëve në Prilep.
Burimi i informacioneve: Media elektronike brif.mk.
Viktimat e involvuara: Nuk ka viktima.
Lloji i krimeve: Dëmtim i objekteve të huaja (Neni 243, KP).
Kryerësit: Kryerësit të panjohur.
Përshkrim i shkurtër i incidentit me indikatorë të njëanshëm: Në këtë incident, motivi i njëanshëm
është prejardhja etnike, kurse indikatorët të njëanshmërisë janë:
1. Model i incidenteve të mëparshme – ky incident është pjesë e një serie incidentesh kundër anëtarëve ose
mbështetësve të partive politike apo zyrtarëve të mëparshëm dhe aktualë.
Statusi i rastit: I panjohur.
Përgjigja nga pushtetet lokale: Në përgjigjen nga Ministria e Punëve të Brendshme, rasti nuk është
evidentuar.
Ndikimi mbi viktimat dhe bashkësinë: Incidente të tilla e vënë në pikëpyetje gjendjen e tërësishme të
sigurisë në shtet, dhe stabilitetin politik.