Çfarë ka ndohur: Më 10 korrik 2018, ora 08:00, M.M. (42) në Sektorin për punët të brendshme Shkup
raportoi se më 09.10.2018 në rrugën „Sreqko Puzhalka“ në shkollën fillore, nga kryerës të panjohur, siguresat
u hoqën prej pesë kandelabra, pastaj kryerësit me sprej ngyre e mbishkruar përmbajtjen ofenduese. Po
merren masa për të qartësuar plotësisht çështjen.
Data, koha dhe vendi i incidentit: 10 korrik 2018, të pacaktuar, në rrugën „Sreqko Puzhalka“ në shkollën
fillore, Shkup.
Burimi i informacioneve: Buletini ditor i MPB-së. Një përfaqësues i Komitetit të Helsinkit doli në
vendngjarje, por nuk kishte graffiti të dukshëm sepse muret e shkollës ishin ngjyrosur dhe ne nuk mund ta
fotografonim ngjarjen.
Viktimat e involvuara: Nuk ka viktima.
Lloji i krimeve: Dëmtim i objekteve të huaja (neni 243, KP).
Kryerësit: Disa kryerësit të panjohur.
Përshkrim i shkurtër i incidentit me indikatorë të njëanshëm: Në këtë incident, motivi i njëanshëm
është prejardhja etnike, kurse indikatorët të njëanshmërisë janë:
1. Model i incidenteve të mëparshme – edhe më parë ishin shkruar parulla me gjuhë të urrejtjes në hapësirë
publike.
Statusi i rastit: I panjohur.
Përgjigja nga pushtetet lokale: Deri në mbylljen e këtij raporti nuk kemi ende përgjigje nga MPB.
(Përgjigja e marrë në janar, thuhet se rasti është evidentuar si kundërvajtje sipas nenit 12 të LKKRPP).
Ndikimi mbi viktimat dhe bashkësinë: Incidente të tilla e vënë në pikëpyetje gjendjen e tërësishme të
sigurisë në shtet, bashkëjetesën midis grupeve të ndryshme etnike në shoqëri.