Çfarë ka ndodhur: Dy emigrantë, shtetas marokenë, të cilët një ditë më parë janë sulmuar në afërsi
të Shkupit, janë sulmuar përsëri fi zikisht në afërsi të Kumanovës, dhe kjo nga dy persona të cilët i
kanë transportuar me PMV, ndërkohë njëri prej tyre arriti të ikë dhe është fshehur, kurse tjetrit me
grushta i janë shkaktuar lëndime të dukshme trupore.
Data, koha dhe vendi i incidentit: 8 janar, ora 23:50, në afërsi të Kumanovës.
Burimi i informacioneve: Medie elektronike Kumanovski muabeti.
Viktimat e përfshira: Dy marokenë.
Lloji i krimit: Lëndime trupore (Neni 130, KP)
Kryerës: 2 kryerës të panjohur.
Përshkrim i shkurtër i incidentit me indikatorë të anshëm: Në këtë incident, motivi i anshëm është
prejardhja etnike, shtetësia apo gjuha, kurse indikatorët e anshëm janë:
1. Dallimi në prejardhjen etnike – prejardhja etnike e kryerësve dhe viktimave janë të ndryshme; vikti-mat janë përfaqësues të grupit (emigrantë marokenë) i cili është mjaft më i vogël në numër se grupi
i qytetarëve në rajonin ku ka ndodhur incidenti;
2. Model i incidenteve të mëparshme – ky incident është ndjekur nga trendi i zmadhuar i vjedhjeve dhe
sulmeve mbi emigrantët.
Statusi i rastit: Nën hetim.
Përgjigja e pushtetit lokal: Në përgjigjen e kërkesës për informacione me karakter publik të cilën
Komiteti ia ka dërguar MPB-së në lidhje me këtë incident thuhet se pas paraqitjes së ngjarjes është
informuar Prokurori Publik nga PTHP Kumanovë dhe është përgatitur procesverbal për pranim të
fl etëparaqitjes i cili me anë të postës zyrtare është dërguar në SPB Kumanovë për veprim të mëte-
jshëm.
Ndikimi mbi viktimat dhe mbi mjedisin shoqëror: Ky incident e vë në pikëpyetje sigurinë e emi-
grantëve të cilët hyjnë dhe kalojnë nëpër vend.