Çfarë ka ndodhur: Gjatë natës ndërmjet 17 dhe 18 janarit të vitit 2018, kryesët të panjohur kanë vizatuar
kryqe të thyera në monumentin e Mbretit Marko në qendrën e Prilepit. Shërbimet e inspektimit të Komunës
së Prilepit e regjistruan këtë akt të vandalizmit dhe gjatë ditës monumenti u pastrua.
Komuna thotë se rasti është raportuar në polici.
„Komuna e Prilepit dënon këtë akt të vandalizmit dhe i dërgon apel qytetarëve të Prilepit për të mbajtur
monumentet në qytet, kurse çdo përpjekje për përdhosjen e tyre ta raportojnë në stacionin e policisë“,
thuhet në deklaratë.
Data, koha dhe vendi i incidentit : Nata ndërmjet 17 dhe 18 janarit të vitit 2018, monumenti i Mbretit
Marko në qendrën e Prilepit.
Burimi i informacioneve: Media elektronike makfaks.com.mk.
Viktimat e involvuara: Nuk ka viktima.
Lloji i krimeve: Dëmtim i objekteve të huaja (neni 243, KP), Shkaktim i urrejtjes, përçarjes ose intolerancë
në bazë diskriminuese, kombëtare, racore fetare ose tjetër bazë (neni 319, KP).
Kryerësit: Kryerësit të panjohur.
Përshkrim i shkurtër i incidentit me indikatorë të njëanshëm: Në këtë incident, motivi i njëanshëm
është prejardhja etnike, kurse indikatorë të njëanshmërisë janë:
1. Model i incidenteve të mëparshme – edhe më parë ishin shkruar grafiti me gjuhë të urrejtjes në baza
etnike.
Statusi i rastit: I panjohur.
Përgjigja nga pushtetet lokale: Në përgjigjen e marrë nga MPB thuhet se punojnë në drejtim të zbardhjes
së ngjarjes.
Ndikimi mbi viktimat dhe bashkësinë: Incidente të llojeve të tilla e vënë në pikëpyetje gjendjen e
përgjithshme të sigurisë në shtet dhe bashkëjetesën midis grupeve të ndryshme etnike në shoqëri.