Çka ka ndodhur: Gjatë kremtimit të përvjetorit të dytë të Qendrës për përkrahje të LGBTI, një grup prej
përafërsisht 40 kryerësisht të maskuar të drejtuar drejtë kafe barit gjuajtën me gurë objektin, derisa më
shumë se gjashtëdhjetë njerëz ishin brenda. Gjatë sulmit dy mysafirët ndodheshin para lokalit, dhe grupi filloi
të godit ata me shishe qelqi dhe grushta, duke bërtitur se “ata duhet të largohet” dhe se “nuk ka vend në
Çarshinë e Vjetër për pederasta”. Disa nga të ftuarit fituar lëndime të vogla nga xhama të thyer.
Data, koha dhe lokacioni i incidentit: 23 tetor, ora 21:30, Kafe Bar Damar, Shkup Çarshia e Vjetër.
Burimi i informacionit: Kumtesë për shtyp Komitetit i Helsinkit për të Drejtat e Njeriut.
Viktima(t) e përfshirë: Dy persona pësuan lëndime të rënda, afërsisht gjashtëdhjetë ishin brenda në kafe bar.
Lloji i krimit: Lëndim truporë (neni.130KPRM), Dëmtim i pronës së huaj (neni.243), Dhunë (neni.386), Rrezikim
i sigurisë (neni.144) Rrezikim me mjete të rrezikshme gjatë një përleshje apo fjalosje(neni.133).
Kryerësi(t): një grup i panjohur, me afërsisht thridhjetë kryerës.
Përshkrimi i shkurtër i incidentit me treguesit e anshmërisë: Motivi i anshmërisë në këtë incident është
orientimi seksual dhe identieti gjinor, ndërsa treguesit e anshmërisë janë:
1. Dallimi kulturorë në mes kryerësit dhe viktimës – në kohën e incidentit, viktimat ishin të angazhuar në
aktivitete që promovojnë dhe festojnë kulturën, orientimin seksual dhe identitetin e tyre gjinorë, dhe
kjo ka ndodhur në ditën e përvjetorit të dytë të hapjes së Qendrës për përkrahje të LGBTI
2. Koment – kryerësit kanë bërë komente fyesë dhe kërcënuese ndaj komunitetit të viktimës.
3. Struktura e incidenteve të mëparshme – incidenti është i gjashti me rradhë kundër Qendrës për
pëkrahje të LGBTI dhe aktiviteteve të saja në Çarshinë e Vjetër në dy vite ekzistencë.
4. Natyra e dhunës – incidenti ka ndodhur publikisht.
5. Mungesa e motiveve tjera.
Statusi i rastit: Nën hetim.
Reagimi i autoriteteve lokale: MPB është përgjigjur në Kërkesën për informacion të karakterit publik të
dërguar nga ana e Komitetit në lidhje me këtë incident, dhe deklaruar se ata e kanë regjistruar rastin dhe
kanë dërguar raport në Prokurorinë publike. Megjithëate, nuk ekziston informacion në lidhje me motivin e
incidentit, dhe MPB deklaron se kanë regjistruar vetëm aktin e dhunës nga kryerësit e panjohur.
Ndikimi në viktimë (-at) dhe komunitet: Ky lloj i incidenteve sjell në pikëpyetje gjendjen e përgjithshme të
sigurisë së minoriteteve seksuale në vend.