September 20, 2022

Kërcënimi i sigurisë së një aktivisti nga komuniteti LGBTI

Incident
Incident për shkak të orientimit seksual ose identitetit gjinor

Çfarë ka ndodhur: Në shtator, ne u kontaktuam nga një aktivist i komunitetit LGBTI i cili deklaroi se kishte frikë për sigurinë e tij dhe po kërkonte mbrojtje pasi ishte sulmuar fizikisht gjatë një proteste në gusht për shkak të orientimit të tij seksual. Sulmi u raportua në mënyrë të rregullt dhe më 21 shtator ai u thirr në Stacionin Policor Prolet për bisedë dhe për të identifikuar autorin në prani të disa hetuesve dhe një prokurori. Pas identifikimit të autorit, aktivisti deklaroi se është shumë i mërzitur dhe ka frikë për sigurinë e tij për shkak të njohurive që ka për sulmuesin. Na informoi se është një profil i një personi që promovon publikisht pikëpamje anti-LGBTI dhe antifeministe dhe është ndjekës i bindjeve ekstremiste fetare. Aktivisti ka frikë se identifikimi i autorit nga ana e tij sjell një rrezik të madh për të.
Për këtë, Komiteti i Helsinkit për të Drejtat e Njeriut iu drejtua Stacionit Policor Qendër dhe kërkoi mbrojtje për aktivistin i cili ka qenë shënjestër e sulmeve për një kohë të gjatë sepse është pjesë e komunitetit LGBTI dhe njëkohësisht sulmuesi është një person që është publikisht kundër komunitetit LGBTI.

Përshkrim i shkurtër i incidentit me tregues të njëanshëm: Në këtë incident, motivi i njëanshëm është orientimi seksual i viktimës, kurse treguesit e njëanshëm janë:

  1. Orientimi seksual – viktima ka një orientim të ndryshëm seksual
  2. Modeli i incidenteve të mëparshme – sulmet e mëparshme kundër njerëzve nga komuniteti LGBTI, dhe veçanërisht sulmet e mëparshme ndaj viktimës për shkak të orientimit të tij seksual

    Ndikimi mbi viktimat dhe komunitetin: Incidentet e këtij lloji vënë në pikëpyetje situatën e përgjithshme të sigurisë në vend, kohezionin ndërmjet grupeve të ndryshme të shoqërisë dhe veçanërisht sigurinë dhe shëndetin e personave LGBTI.


Numri i viktimave
1
Numri i kryerësve
1
Statusi i çështjes
Perpetrators identified
Lloji i incidentit? (përgjigje të shumëfishta janë të mundshme)
Kërcënim serioz
A e keni raportuar në me policinë?
Po
Si reagoi policia? (përgjigje të shumëfishta janë të mundshme)
Ata kapën keqbërësin
Kërcënimi i sigurisë së një aktivisti nga komuniteti LGBTI image