Çfarë ka ndodhur: Më 28.04.2020 Sektori i krimeve kompjuterike dhe forenzikës digjitale në MPB e RMV, për shkak të ekzistencës së bazave për dyshim për krim të kryer “cenim i sigurisë” i parashikuar dhe i dënueshëm me anë të Nenit 144 qëndrim 4, ka ngritur kallëzim penal kundër S.M. (45) prej Shkupi. I paraqituri, në profilin e vet në rrjetin social Facebook më 24.04.2020 në ora 09:25 ka shpallur kërcënim serioz të kahëzuar kundër një funcioneri qeveritar.
Përshkrim i shkurtër i incidentit me indikatorë të njëanshëm: Në incidentin që ndodhi motivi i njëanshëm është prejardhja etnike, përderisa indikatorët e njëanshëm janë:
- Model i incidenteve të mëparshme – thirrje në dhe shpërndarje e urrejtjes etnike dhe thirrje në dhunë nëpërmjet rrjeteve sociale është metodë sa ma e shpeshtë e kryerjes së krimeve të urrejtjes.
Ndikimi ndaj viktimave dhe komunitetit: Incidentet e këtij lloji e sjellin në pyetje gjendjen e sigurisë e përgjithshme në shtet.