Çka ka ndodhur: Sipas një dëshmitari, në autobusin nr.64-a të transportit publik, një grup prej përafërsisht
pesëmbëdhjetë djem dhe vajza shqiptare sulmuan tre djem maqedonas, duke i rrahur ata me kopset e rripit.
Katër të mitur janë ankuar se kanë pësuar lëndime. Dëshmitar okular raportoi se grupi i të miturve shqiptarë
ka terrorizuar pasagjerët për një kohë.Ministria e Punëve të Brendshme raportoi se dy grupet u përleshën.
Data, koha dhe lokacioni i incidentit: 4 nëntor, ora 14:20, autobusi nr.64-a i transportit publik, bulevardi
Partizanski Odredi, Shkup.
Burimi i informacionit: Mediumi elektronik lokal press24.mk, Gazeta ditore e MPB.
Viktima(t) e përfshirë: Tre ose katër të mitur. Tre janë maqedonas.
Lloji i krimit: Pjesëmarrje në përleshje (neni.132), Dhunë (neni.386), Lëndim truporë (neni.130), Rrezikim i
sigurisë (neni.144).
Kryerësi(t): Një grup prej afërsisht 15 personave (15-20 vjeç) shqiptarë.
Përshkrimi i shkurtër i incidentit me treguesit e anshmërisë: Motivi i anshmërisë në këtë incident është
përkatësia etnike, nacional ose gjuhësore, ndërsa treguesit e anshmërisë në këtë incident janë:
1. Dallimi i përkatësisë etnike në mes të kryerësit dhe viktimës – sipas deklaratave të dëshmitarit,
përkatësia etnike e kryerësve dhe viktimave është e ndryshme.
2. Natyra e dhunës – incidenti ka ndodhur publikisht.
3. Mungesa e motiveve tjera.
Statusi i rastit: Nën hetim.
Reagimi i autoriteteve lokale: MPB është përgjigjur në Kërkesën për informacion të karakterit publik të
dërguar nga ana e Komitetit në lidhje me këtë incident, duke deklaruar se ka ngritur padi për kundërvatje
kundër nëntë personave të moshës nga 15-19 vjeç.
Ndikimi në viktimë (-at) dhe komunitet: Ky lloj i incidenteve sjell në pikëpyetje situatën e përgjithshme të
sigurisë në vend dhe bashkëjetesën në mes komuniteteve të ndryshme në shoqëri.