April 9, 2014

Kanosje serioze nga shërbimi për sigurim dhe pastrim i Qendrës Tregtare në qytetin e Shkupit (i verifikuar)

Incident
Dhuna ndaj të miturve
Incident për shkak të orientimit seksual ose identitetit gjinor

Çka ka ndodhur: Tre meshkuj të rinj homoseksualë (një nga të cilat është i mitur), në tre ose katër raste
u ngacmuan verbalisht dhe kërcënuar nga pjesëtarët e shërbimit të sigurimit dhe të pastrimit të Qendrës
Tregtare të Shkupit. Incidenti ka ndodhur në një pjesë të Qendrës Tregtare pjesa e cila zakonisht frekuentohet
nga LGBT. Në një rast, një anëtar i shërbimit të sigurimit tha “Pederast, ne do ta heqim mëlçinë tënde!”.

Data, koha dhe lokacioni i incidentit: Prill – maj (në më shumë raste), Qendra Tregtare, Shkup
Burimi i informacionit: intervistë me viktimën.
Viktima(t) e përfshirë: Tre homoseksualë (një të mitur).
Lloji i krimit: Rrezikim i sigurisë (neni 144).
Kryerësi(t): Dy kryerës të panjohur, meshkuj shqiptarë.
Përshkrimi i shkurtër i incidentit me treguesit e anshmërisë: Motivi i anshmërisë në këtë incident është
orientimi seksual i viktimës, ndërsa tregues të anshmërisë në këtë incident janë:
1. Perceptimi i viktimës – viktima e percepton këtë incident si krim nga urrejtja.
2. Lokacioni – incidenti ka ndodhur në vendin që zakonisht frekuentohet nga komuniteti LGBTI
3. Natyra e dhunës – incidenti ka ndodhur publikisht.
4. Mungesa e motiveve tjera.

Statusi i rastit: I paraportuar (zgjidhje e viktimës).
Reagimi i autoriteteve lokale: s’ka informacion.
Ndikimi në viktimë (-at) dhe komunitet: Ky lloj i incidenteve sjell në pikëpyetje situatën e përgjithshme të
sigurisë së minoriteteve seksuale në shoqëri.

Adresë
Qendra Tregtare, Shkup
Emri i Vendit
Qendra Tregtare, Shkup

Numri i viktimave
3
Numri i kryerësve
5
Statusi i çështjes
No information
Lloji i incidentit? (përgjigje të shumëfishta janë të mundshme)
Kërcënim serioz Dhunës
Si reagoi policia? (përgjigje të shumëfishta janë të mundshme)
Ata nuk bënë asgjë
Kanosje serioze nga shërbimi për sigurim dhe pastrim i Qendrës Tregtare në qytetin e Shkupit (i verifikuar) image

Veprat penale

Kundër Lirive dhe të Drejtave
Shkelja e barazisë së qytetarëve

Bazë

Orientimi seksual