October 9, 2017

Janë thyer xhamat e shtabit të VMRO-DPMNE-së në fsh. Drugovo, Kërçovë (e vërtetuar)

Incident
Incident për shkak të përkatësisë politike apo besimit politik

Çfarë ka ndodhur: Një kryerës i panjohur me objekt të fortë ka thyer dy xhama të objektit i cili
përdoret si shtab i partisë politike VMRO-DPMNE .

Data, koha dhe vendi i incidentit: 09 tetor, ora 01:00, shtabi partiak i partisë politike VMRO-DPMNE
në fsh. Drugovo, Kërçovë.
Burimi i informacioneve: Media elektronike Toçka.
Viktimat e involvuara: Përveç dëmit material, në këtë incident nuk ka viktima.
Lloji i krimeve: Dëmtim i objekteve të huaja (Neni 243, KP).
Kryerësit: Një kryerës i panjohur.
Përshkrim i shkurtër i incidentit me indikatorë të njëanshëm: Në këtë incident, motivi i njëanshëm
është përkatësia politike apo bindja politike, kurse indikatorë të njëanshëm janë:
1. Lokacioni i synuar – lokacioni i synuar është shtabi i një parie politike
2. Model i incidenteve të mëparshme – këtij incidenti i paraprijnë incidente nga ditët e mëparshme, kur
janë dëmtuar shtabet e partive politike VMRO-DPMNE, LSDM, PDSM, BESA dhe BDI.

Statusi i rastit: I panjohur.
Përgjigja nga pushtetet lokale: Sipas përgjigjes së dorëzuar nga MPB në lidhje me Kërkesën për
informacione me karakter publik që KMH-ja ia dërgoi MPB-së, ky incident është paraqitur nga një
qytetar i fshatit Drugovo, kurse pas këtij rasti MPB po ndërmerr masat dhe aktivitetet për zbardhje
të rastit dhe gjetje të kryerësve dhe më pas është dorëzuar Lajmërim te pala e dëmtuar.
Ndikimi mbi viktimat dhe bashkësinë: Ky incident ka implikime negative financiare për partinë
politike dhe shkakton shqetësim për sigurinë në bashkësitë ku vepron ajo.

Adresë
с Drugovo, rajoni i Kërçovës
Emri i Vendit
selia e VMRO DPMNE

Numri i viktimave
-
Numri i kryerësve
1
Statusi i çështjes
No information
Lloji i incidentit? (përgjigje të shumëfishta janë të mundshme)
Shkatërrimi i pronës
Emri i Vendit
Lokacion tjetër publik
Si reagoi policia? (përgjigje të shumëfishta janë të mundshme)
Ata hetonin incidentin
A ka pasur incidente / krime të ngjashme në të njëjtin vend?
Po
Janë thyer xhamat e shtabit të VMRO-DPMNE-së në fsh. Drugovo, Kërçovë (e vërtetuar) image

Veprat penale

Kundër pronës
Dëmtimi i pronës

Bazë

Përkatësia politike