March 3, 2017

Janë thyer xhamat e shtabit të LSDM-së (e vërtetuar)

Incident
Incident për shkak të përkatësisë politike apo besimit politik

Çfarë ka ndodhur: Nga persona të panjohur janë thyer xhamat e shtabit të partisë politike LSDM, në
rrugën Juznomoravski brigadi në lagjen Çento.

Data, koha dhe vendi i incidentit: 3 mars, rreth orës 03:00, Shtabi partiak i LSDM-së në lagjen Çento,
Shkup.
Burimi i informacioneve: Media elektronike Biznis vesti.
Viktimat e involvuara: Përveç dëmit material, në këtë incident nuk ka viktima.
Lloji i krimeve: Dëmtim i objekteve të huaja (neni 243, KP i RM-së).
Kryerësit: Kryerës i panjohur.
Përshkrim i shkurtër i incidentit me indikatorë të njëanshëm: Në këtë incident, motivi i njëanshëm
është përkatësia politike apo bindja politike, kurse indikatorë të njëanshëm janë:
1. Lokacioni i synuar – lokacioni i synuar është shtabi i partisë politike.
2. Model i incidenteve të mëparshme – Këtij incidenti i kanë paraprirë incidente nga muaji i mëparshëm,
kur janë dëmtuar shtabet partiake të LSDM-së në Prilep, Manastir dhe në shumë lagje të Shkupit.

Statusi i rastit: Nën hetim.
Përgjigja nga pushtetet lokale: Në përgjigjen e kërkesës për informacione me karakter publik të cilën
KMH-ja ia dërgoi MPB-së në lidhje me këtë incident thuhet se bëhet fjalë për veprën penale “Dëmtim
i objekteve të huaja” që ndiqet me padi private në përputhje me nenin 243 të KP-së dhe po merren
masa dhe aktivitete për zbardhjen e rastit.
Ndikimi mbi viktimat dhe bashkësinë: Ky incident ka implikime negative financiare për partinë
politike dhe shkakton shqetësim për sigurinë në bashkësitë ku vepron ajo.

Adresë
"Brigadat e Moravisë së Jugut" në vendbanimin Cento.
Emri i Vendit
Selia e LSDM-së

Numri i viktimave
-
Numri i kryerësve
1
Statusi i çështjes
Under investigation
Lloji i incidentit? (përgjigje të shumëfishta janë të mundshme)
Shkatërrimi i pronës
Emri i Vendit
Lokacion tjetër publik
Si reagoi policia? (përgjigje të shumëfishta janë të mundshme)
Ata hetonin incidentin
A ka pasur incidente / krime të ngjashme në të njëjtin vend?
Po
Janë thyer xhamat e shtabit të LSDM-së (e vërtetuar) image

Veprat penale

Kundër pronës
Dëmtimi i pronës

Bazë

Përkatësia politike