July 28, 2017

Janë thyer dritaret e shtabit të LSDM-së në Shtip (e vërtetuar)

Incident
Incident për shkak të përkatësisë politike apo besimit politik

Çfarë ka ndodhur: Në rr. “Sremski Front” në Shtip nga kryerës të panjohur janë thyer xhamat e vitrinës
së zyrës së partisë politike LSDM. Sipas informacioneve të transmetuara nga mediat, SPB Shtip, ka
marrë masat për zbardhjen e tërësishme të ngjarjes.

Data, koha dhe vendi i incidentit: 28 korrik, ora 10:20, shtabi partiak i LSDM-së në Shtip.
Burimi i informacioneve: Media elektronike Libertas; TV Star.
Viktimat e involvuara: Përveç dëmit material, në këtë incident nuk ka viktima.
Lloji i krimeve: Dëmtim i objekteve të huaja (neni 243, KP i RM-së)
Kryerësit: Kryerës i panjohur.
Përshkrim i shkurtër i incidentit me indikatorë të njëanshëm: Në këtë incident. motivi i njëanshëm
është përkatësia politike, kurse indikatorë të njëanshëm janë:
1. Lokacioni i synuar – Lokacioni i synuar është shtabi partiak i LSDM-së.
2. Model i incidenteve të mëparshme – këtij incidenti i paraprijnë incidentet në muajt e mëparshëm kur
janë dëmtuar shtabe partiake të LSDM-së në shumicën e qyteteve në shtet.

Statusi i rastit: Nuk është kthyer përgjigje nga MPB-ja.
Përgjigja nga pushtetet lokale: Deri në momentin e shkrimit të këtij raporti, MPB-ja nuk i është
përgjigjur Kërkesës për informacione me karakter publik të cilën KMH-ja e ka dërguar në lidhje me
këtë incident.
Ndikimi mbi viktimat dhe bashkësinë: Ky incident ka implikime negative financiare për partinë
politike dhe shkakton shqetësim për sigurinë në bashkësitë ku vepron ajo.

Adresë
Shtip
Emri i Vendit
Selia e LSDM-së

Numri i viktimave
-
Numri i kryerësve
1
Statusi i çështjes
No information
Lloji i incidentit? (përgjigje të shumëfishta janë të mundshme)
Shkatërrimi i pronës
Emri i Vendit
Lokacion tjetër publik
Si reagoi policia? (përgjigje të shumëfishta janë të mundshme)
Ata nuk bënë asgjë
A ka pasur incidente / krime të ngjashme në të njëjtin vend?
Po
Janë thyer dritaret e shtabit të LSDM-së në Shtip (e vërtetuar) image

Veprat penale

Kundër pronës
Dëmtimi i pronës

Bazë

Përkatësia politike