Çfarë ka ndodhur: Në rr. “Sremski Front” në Shtip nga kryerës të panjohur janë thyer xhamat e vitrinës së zyrës së partisë politike LSDM. Sipas informacioneve të transmetuara nga mediat, SPB Shtip, ka marrë masat për zbardhjen e tërësishme të ngjarjes.
Data, koha dhe vendi i incidentit: 28 korrik, ora 10:20, shtabi partiak i LSDM-së në Shtip.
Burimi i informacioneve: Media elektronike Libertas; TV Star.
Viktimat e involvuara: Përveç dëmit material, në këtë incident nuk ka viktima.
Lloji i krimeve: Dëmtim i objekteve të huaja (neni 243, KP i RM-së)
Kryerësit: Kryerës i panjohur.
Përshkrim i shkurtër i incidentit me indikatorë të njëanshëm: Në këtë incident. motivi i njëanshëm është përkatësia politike, kurse indikatorë të njëanshëm janë:
1. Lokacioni i synuar – Lokacioni i synuar është shtabi partiak i LSDM-së.
2. Model i incidenteve të mëparshme – këtij incidenti i paraprijnë incidentet në muajt e mëparshëm kur janë dëmtuar shtabe partiake të LSDM-së në shumicën e qyteteve në shtet.
Statusi i rastit: Nuk është kthyer përgjigje nga MPB-ja.
Përgjigja nga pushtetet lokale: Deri në momentin e shkrimit të këtij raporti, MPB-ja nuk i është përgjigjur Kërkesës për informacione me karakter publik të cilën KMH-ja e ka dërguar në lidhje me këtë incident.
Ndikimi mbi viktimat dhe bashkësinë: Ky incident ka implikime negative financiare për partinë politike dhe shkakton shqetësim për sigurinë në bashkësitë ku vepron ajo. .
August 28, 2017
Janë thyer dritaret e shtabit të LSDM-së në Shtip
Adresë
Sremski Front, Shtip, Macedonia (FYROM)
Burimi i lidhjes për lajmet
Numri i kryerësve
1
Statusi i çështjes
Under investigation
Lloji i incidentit? (përgjigje të shumëfishta janë të mundshme)