Çfarë ka ndodhur: Një 17-vjeçar së bashku me shokun e tij janë sulmuar fizikisht nga rreth 20 persona
të panjohur në autobusin e NQP-së Shkup me nr. 7. Në stacionin e autobusit në bul. “3-ta Makedonska
brigada”, në afërsi të SHMQSH “Maria Kiri Skllodovska” në autobus kanë hipur rreth 20 persona të
panjohur në moshë nga 14 deri në 18 vjet. Disa prej tyre e kanë tërhequr të miturin dhe kur e kanë
nxjerrë jashtë e kanë sulmuar duke e goditur me duar edhe me këmbë në pjesën e trupit. Pastaj i
janë kthyer shokut të tij dhe kanë nisur ta godasin me pëllëmbë pas koke, por ai arriti të largohet. Po
merren masa për zbardhjen e tërësishme të ngjarjes.
Data, koha dhe vendi i incidentit: 22 mars, ora 14:00, autobus i NQP-së nr. 7
Burimi i informacioneve: Buletini ditor i Ministrisë së Punëve të Brendshme.
Viktimat e involvuara: Dy persona të mitur.
Lloji i krimeve: Dhunë (Neni 386, KP i RM-së), Lëndim trupor (Neni130, KP i RM-së)
Kryerësit: Grup 3-4 personash.
Përshkrim i shkurtër i incidentit me indikatorë të njëanshëm : Në këtë incident, motivi i njëanshëm
është prejardhja etnike, shtetësia ose gjuha, kurse indikatorët e njëanshëm janë:
1. Dallimi i supozuar në prejardhjen etnike – Incidenti ka ndodhur në autobusin nr. 7 të NQP-së i cili
qarkullon nëpër rajone të banuara nga njerëz me përbërje të ndryshme etnike; stacioni ku kanë hyrë
kryerësit në autobus gjendet para një shkolle ku mësojnë nxënës me përbërje të ndryshme etnike.
2. Modeli i incidenteve të mëparshme – ky incident është edhe një incident tjetër nga trendi në rritje i
rrahjeve në autobusët e NQP-së.
Statusi i rastit: Është dorëzuar fletëparaqitje penale kundër tre personave për veprën penale “Dhunë”
sipas nenit 386 të KP-së. .
Përgjigja nga pushtetet lokale: Në përgjigjen e kërkesës për informacione me karakter publik të cilën
KMH-ja ia dërgoi MPB-së në lidhje me këtë incident thuhet se gjatë kësaj ngjarjeje është sulmuar fizikisht
një person (17) nga 3-4 persona të panjohur. Pas masave dhe aktiviteteve të ndërmarra nga SPB Shkup te
PTHP Shkup është dorëzuar fletëparaqitje penale (KU. nr 2993/17) kundër 3 personave sepse ekzistojnë
baza dyshimi për kryerjen e veprës penale “Dhunë” në përputhje me nenin 386 të KP-së.
Ndikimi mbi viktimat dhe bashkësinë: Ky incident e vë në pikëpyetje bashkëjetesën etnike midis dy
bashkësive më të mëdha në shtet.