Çfarë ka ndodhur: Në rrugën “Maqedonia” në Shkup, ndërkohë që 24-vjepari nga Feriza/Uroševac j
ka shëtitur me shokët e tij, R.U, F.U., A.M., dhe R.U., janë sulmuar fizikisht nga një grup më i madh
të rinjsh, të cilët më pas kanë ikur në drejtim të panjohur. Sipas informacioneve të transmetuara
nga mediat, policia është informuar se i sulmuari është dërguar në spital në Shkup ku i është dhënë
ndihmë mjekësore, kurse janë arrestuar personat S.N. (19), A.Z. (19), N.M.(19) dhe dy të mitur në moshë
15 dhe 16-vjeçare, të gjithë nga Shkupi. Pas bisedës informatorë, të miturit janë lënë të lirë, kurse
personat e tjerë janë mbajtur në procedurë të mëtejshme. Mediumi informon se po merren masat për
zbardhje të tërësishme të rastit.
Data, koha dhe vendi i incidentit: 26 shkurt, ora 17:00, rr. “Makedonija”, Shkup.
Burimi i informacioneve: Media elektronike Skopje24.mk.
Viktimat e involvuara: 5 persona.
Lloji i krimeve: Dhunë (Neni 386, KP i RM-së), Lëndim trupor (Neni 130, KP i RM-së).
Kryerësit: Grup prej 5 personash, midis të cilëve dy të mitur.
Përshkrim i shkurtër i incidentit me indikatorë të njëanshëm: Në këtë incident, motivi i njëanshëm
është prejardhja etnike, shtetësia ose gjuha, kurse indikatorë të njëanshëm janë:
1. Dallimi i supozuar sipas prejardhjes etnike – viktimat janë banorë kosovarë.
2. Natyra e dhunës – incidenti ka ndodhur në publik;
Statusi i rastit: Është ngritur fletëparaqitje penale kundër pesë personave për veprën penale
“Pjesëmarrje në turmë” që kryen vepër penale në përputhje me nenin 385 të Kodit Penal.
Përgjigja nga pushtetet lokale: Në përgjigjen e kërkesës për informacione me karakter publik të
cilën Komiteti ia dërgoi MPB-së në lidhje me këtë incident thuhet se pas marrjes së masave dhe
aktiviteteve nga SPB Shkup te Prokuroria Themelore Publike Shkup është dorëzuar kallëzim penal
(KU nr.2351/17) kundër pesë personave se ekzistojnë baza të dyshimit për kryerjen e veprës penale
“Pjesëmarrje në turmë” që do të kryhet në përputhje me nenin 385 të KP-së.
Ndikimi mbi viktimat dhe bashkësinë: Ky incident e vë në pikëpyetje bashkëjetesën etnike midis dy
bashkësive më të mëdha në shtet.